• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndalohet një i dyshuar për vrasjen e Çollakut në Durrës

by Lorenc Vangjeli
29/01/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka ndaluar një person që dyshohet se mund të jetë vrasësi i Gazmend Çollakut, rrëmbyer në mes të Durrësit dhe më pas ekzekutuar raporton gazeta Panorama.

Sipas të dhënave të para, policia mendon se është afër zbardhjes së ngjarjes, ndonëse identiteti i të dyshuarit nuk bëhet ende i ditur. Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 5 janarit dhe mengjesin e ditës tjetër u gjet i vrarë me 4 plumba në kokë buze rrugës në Fushë–Krujë.

Fillimisht u ngritën dyshime se vrasja e Çollakut mund të kishte lidhje me vrasjen e dy të rinjve te Torra në Durrës, afro dy muaj më parë, apo dhe me përfshirjen e tij në një rrjet të trafikut të drogës. Por së fundmi, ka dyshime se vrasja ka për motiv një gjobë që kap shifrën e të paktën 800 mijë eurove vënë ndaj një biznesi në qytetin bregdetar.

Çollaku u mor peng më 5 janar në mes të Durrësit nga katër persona, që mbanin uniforma të ngjashme me të policisë. Pengmarrësit udhëtonin me një makinë “Audi” me targa gjermane. Policia e ndoqi mjetin deri në Marikaj, por më pas humbi gjurmët. Gazmend Çollaku u gjet disa orë më vonë, i vrarë dhe i hedhur anë rrugës në fshatin Murqin Krujë. Viktima ishte i lidhur këmbë e duar dhe pasi ishte keqtrajtuar, ishte qëlluar me disa plumba në kokë.

Mënyra se si është ekzekutuar, fakti që u gjet i lidhur në këmbë e duar, për hetuesit është një mesazh i fortë që vrasësit kanë dashur të dërgojnë. Ndërkaq, ka dyshime të forta se Gazmend Çollaku, i cili lëvizte me një makinë të blinduar, mund të jetë “marrë në pyetje” nga vrasësit, përpara se të ekzekutohej me katër plumba në kokë. Këto dyshime kanë lindur pasi Çollaku rezulton të jetë keqtrajtuar, madje i janë thyer këmbë e duar përpara se të qëllohej me plumba. Me sa duket, autorët kanë dashur të mësojnë prej tij të dhëna që mund t’u shërbenin për të arritur qëllimet e tyre kriminale. Këto dyshime bëhen edhe më të forta, tashmë që në dritë ka dalë një pistë e re në të cilën janë përqendruar hetimet./Panorama

Next Post

Linja e re e Ritës në Adidas (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In