• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tahiri e Gjuriq pajtohen për detajet e fundit rreth urës mbi Ibër

by Aalison Pearse Stevens
06/08/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Ministres për Dialog, Edita Tahiri, është thënë se pas diskutimeve të gjata të zhvilluara më 2 gusht, ajo dhe Marko Gjuriq nga pala serbe u pajtuan sot për detajet e fundit të mbetura lidhur me implementimin e marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për Urën në Mitrovicë të arritur në Dialogun Beograd – Prishtinë. BE-ja e ka lehtësuar atë.

“Tani që implementimi i plotë është në horizont, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të Kosovës. Revitalizimi i urës, si dhe i Rrugës Mbreti Petar, do të kontribuojnë në masë të madhe në lehtësimin e kontakteve në mes të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në shkëmbime dhe mirëkuptim”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Sipas njoftimit, u dakordua që leja e rëndësishme e ndërtimit të lëshohet dhe revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth të fillojë më 14 gusht 2016, derisa ura e Mitrovicës do të hapet për këmbësorë dhe automjete në të dy drejtimet në përputhje me rekomandimet e vlerësimit teknik dhe dizajnit arkitektonik për të cilat të dy palët u pajtuan në qershor të vitit 2015.

“Punimet në urë do të kryhen duke iu qasur vendpunimit nga rruga në anën jugore. Ura do të jetë e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar 2017.

Në përputhje me të njëjtin afat kohor, komuna e Mitrovicës së Veriut do ta revitalizojë rrugën e saj kryesore – Rruga Mbreti Petar – në zonë për këmbësorë. Rruga do të jetë e hapur për këmbësorë më 20 janar 2017. Punimet do të fillojnë dhe do të përfundojnë në të njëjtën ditë si me ato në urë dhe përreth saj”, thuhet në njoftim.

Një grup punues së bashku me dy kryetarët e komunave do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet politike dhe të sigurisë në të dy komunat gjatë dhe pas procesit të revitalizimit.

“Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 9 shtator 2016. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të sigurojnë një mjedis të sigurt në përputhje me mandatet e tyre përkatëse. Ata do të konsultohen për masat e duhura të sigurisë, duke përfshirë edhe konsultat me dy kryetarët e komunave.

Në lidhje me çështjen e implementimit të nenit 5 të marrëveshjes mbi Urën e Mitrovicës, ministritë përkatëse dhe dy komunat do të gjejnë një zgjidhje deri më 14 tetor 2016”, thuhet në njoftim.

BE-ja mirëpret rezultatin e diskutimeve të sotme dhe nxit të dyja palët që të vazhdojnë të arrijnë progres në të gjitha çështjet tjera të hapura që presin të implementohen, në veçanti në Telekom, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe Energji, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Juristët: Llalla i ka provat e kopsitura për arrestimet VIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

July 7, 2026
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

July 7, 2026
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

July 7, 2026
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In