• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Arjan Aliaj fytyra e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, i shkarkuar për lirimin e kriminelëve

by A R
08/06/2016 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kritikuar ashpër gjyqtarin Arjan Aliaj i cili një ditë më parë pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako për çështjen e aparaturës përgjuese. Tahiri deklaroi se gjyqtari Arjan ALiaj është shkarkuar disa vite më parë nga detyra pasi ka liruar së paku 7 persona që akuzohen për vepra penale si vrasje, përdhunim dhe grabitje me armë.

“Kush është gjyqtari që vendosi se drejtori i policisë, njeriu që ka ushtruar detyrën me përkushtim, duhet të pezullohet nga detyra. Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion për mospërmbushje detyre. Ka liruar 7 nerëz nga burgu të akuzuar për vepra të rënda penale, vrasje, përdhunim, vjedhje me armë, i ka liruar nga burgu. Dhe ky gjyqtar u shkarkua, por papritmas kthehet në detyre disa vite më pas. Si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës. Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe për të dhënë një vendim tërësisht politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që sot mbrohen dhe nuk e duan reformën në drejtësi. Ky Aliaj është fytyra e vërtetë e gjyqtarëve të korruptuar në sistemin e drejtësisë. Ky gjyqtar, është përfaqësuesi më evident i korporatës së korruptuar që janë të gatshëm të bjnë gjithçka pasi detyrën e kanë dhuratë nga pushteti. Ky gjyqtar, ky Aliaj që liron vrasësit e përdhunuesit e është kthyer në detyrë me procedurë, sot është përfaqësuesi evident i së keqes, i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar që mbrohen nga ‘shqupistët’”, tha Tahiri.

Më tej ai deklaroi se gjyqtarë si Aliaj mbrohen nga ata që nuk duan reformën në drejtësi. Sipas Tahirit, opozita kërkon “vendet e rezervuara” pikërisht si bunker për të mbrojtur persona të tillë dhe për ti pasur në sistem.

“Duan vende të rezervuara. I keni dëgjuar? Po cfarë janë, janë bunkerë ku duan të fusin gjyqtarë të korruptuar si Aliaj, për ti lënë të korruptuarit sërish në sistemin e drejtësisë. Është bunkeri i të korruptuarve që i kanë shërbyer politikës. A është drejtësia sot e kapur? Po, e kapur peng sepse sistemi i ka dhënë imunitet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, tha Tahiri./a.m.

Next Post

Ramushi e Limaj, në “ankand”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In