• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TABELAT/ Raporti për lumturinë, shqiptarët më të pakënaqurit në Europë

by Java News
14/03/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet në vendin e 112 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë 2018, të publikuar sot nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke qenë e fundit në Europë, pra më e palumtura. Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Laosi, Tunizia, Sierra Leone, Balgladeshi, Iraku etj.

Në krahasim me një vit më parë, renditja është përkeqësuar me 3 pozicione, teksa në indeksin e vitit të mëparshëm ishim në vend të 109. Ndërsa një vit më parë, në 2016, Shqipëria ishte në pozicionin e 95. Pra në tre vjet është përkeqësuar me 22 vende.

Në grafikun e ndryshimit për periudhën nga 2008–2010 në 2015–2017, Shqipëria renditet ndër 10 vendet në botë (e nënta), që kanë shënuar përkeqësimin më të madh (-0791 pikë), së bashku me vende si Madagascar, Botswana, Turkmenistan, Ukraine, Yemen, Syria, Malawi, Venezuela (shih grafikun e dytë).

Nga vendet e rajonit, Bosnja është në vend të 93, Maqedonia në vend të 89, Mali i Zi në vend të 81, Serbia në vend të 78, dhe Kosova, më e lumtura në vend të 66.

Vendet nordike, sigurisht që vazhduan të ishin më të lumturat. Në renditjen e fundit, në vend të parë ka kaluar Finlanda, duke i zënë vendin Norvegjisë, të ndjekura nga Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Suedia.

Shtetet më të palumtura në botë janë Burundi, Sudani, Republika Qendrore Afrikane.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse  janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 4.586 pikë).

Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues  për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Individëve u bëhen nga Instituti Gallup pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.

Të dhëna më të zgjeruara do të publikohen në datën 20 mars, kur është dhe dita e lumturisë./ Monitor

lumturia raporti
lumturia raporti
ma.me

Next Post
Kumbaro në Përmet për Ditën e Verës: Potencial turistik për gjithë vendin!

Kumbaro në Përmet për Ditën e Verës: Potencial turistik për gjithë vendin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

October 20, 2026
Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

October 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com