• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TABELA/ Thatësira fundos financat e KESH-it

by Java News
19/07/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e reshjeve gjatë këtij viti, përveçse ka vënë në vështirësi sigurinë për furnizimin e vendit me energji, ka ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e bilancit financiar të kompanive energjetike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) raportoi se të ardhurat në tremujorin e parë të vitit 2017 ishin vetëm 1.8 miliardë lekë në krahasim me 6.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie 71%.

Rënia e të ardhurave dha efekte zinxhir edhe në rënien e fitimeve. Në tremujorin e parë, fitimet neto të KESH ishin 446 milionë lekë, me një rënie vjetore 3%.
Edhe pse moti ka vënë në vështirësi aktivitetin e KESH-it, i cili pjesën dërrmuese të të ardhurave i nxjerr nga shitja e energjisë që prodhohet nga HEC-et, kryesisht mbi lumin Drin, Korporata ka siguruar një fitim neto prej të paktën 3,2 milionë eurosh për tremujorin e parë.

Sipas të dhënave nga pasqyrat financiare, KESH vijoi të mbartë detyrime në formën e overdrafteve ndaj bankave në vlerën e 30 miliardë lekëve, raporton “Monitori”.

Përkeqësimi i bilancit të KESH lajmëron një situatë të ngjashme edhe për kompanitë e tjera të sektorit, sidomos për OSSHE. Kompania shtetërore e shpërndarjes së energjisë, ka trefishuar shpenzimet për importet energjisë në krahasim me një vit më parë, për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Baseni i Fierzës është drejt kuotave minimale me 271 metër, ndaj furnizimi i vendit me energji nga importet do të vijojë deri në reshjet e bollshme.

Në një situatë të përkeqësuar financiare do të jenë dhe bizneset private të energjisë. Kompanitë e sektorit që vitin e kaluar patën rezultate të mira financiare për shkak të reshjeve duket se nuk do të jenë më në këto kushte. Uji është lënda e parë që siguron të ardhurat e tyre, ndaj ky vit i thatë do të vërë në vështirësi shumë prej tyre, shumica e objekteve janë ndërtuar me kredi bankare dhe mungesa e të ardhurave për shkak të prodhimit të limituar do të krijojë vështirësi në shlyerjen e kësteve në afate.

Next Post
Bllokohen autobusët e kosovarëve, Berisha reagon ashpër: Turp kombëtar

Bllokohen autobusët e kosovarëve, Berisha reagon ashpër: Turp kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In