• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(TABELA) Miratohet ligji, ja pagat e reja milionere të gjyqtarëve e prokurorëve

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 10:42
Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës projektligjin “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji në fjalë ka pësuar një ndryshim në nenin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat kanë pësuar ulje nga varianti fillestar i propozuar, raporton “Panorama”.

Nëse më parë paga mesatare për magjistratët ishte propozuar të ishte rreth 330 mijë lekë në muaj, në projektligjin e miratuar dje nga shumica e majtë, paga është ulur në rreth 250 mijë lekë. Për magjistratët e sistemit të drejtësisë, ata që do të kalojnë procesin e vetingut është parashikuar një rritje page prej 2% çdo vit kalendarik, deri në 25 vite. Por ulje të pagave nga propozimi fillestar ka pësuar e tërë hierarkia e sistemit të drejtësisë.

Për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese paga ishte propozuar të ishte në nivelin e 455 mijë lekë në muaj, ose rreth 4 mijë euro, ndërkohë që pas ankesës së Ministrisë së Financave pagat kanë pësuar ulje të konsiderueshme. Për kreun e Gjykatës Kushtetuese, paga është propozuar të jetë në nivelin e 341 mijë lekëve, ose rreth 3 mijë euro.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ata të Gjykatës së Lartë do të marrin një pagë rreth 280 mijë lekësh në muaj, nga 380 që ishte propozuar në fillim. Paga e kryeprokurorit ka pësuar edhe ajo një ulje të ndjeshme nga varianti fillestar.

Nga 345 mijë lekë në muaj që ishte propozuar për Prokurorin e Përgjithshëm, dje maxhoranca ka miratuar që niveli i pagës mujore për këtë titullar institucioni të jetë në masën e 258 mijë lekë në muaj. Kjo pagë e kryeprokurorit është barazuar më prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Përgjithshme.

PENSIONI SUPLEMENTAR

Edhe pensioni i prokurorëve dhe gjyqtarëve është ulur me 20% nga niveli fillestar i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Për magjistratët që dilnin në pension ishte parashikuar që të merrej si referencë 60% e pagës, por për këto shifra Ministria e Financave u shpreh kundër, duke thënë se është në shkelje të ligjit për pensioneve.

Sipas Financave, pensionet e magjistratëve nëse do të miratohej me 60% e pagës se re do të shkonin në nivelin e pensionit të Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit dhe se shuma do të ishte e papërballueshme. Pas këtyre ndërhyrjeve të Ministrisë së Financave, dje Komisioni ka vendosur ta ulë në 40% masën e pagës referuese për pensionin suplementar.

“Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas ligjit për pensionet suplementare shtetërore, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese në përputhje me ligjin për pensionet suplementare”, thuhet në nenin 21.

Nga projektligji i ri “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” është hequr propozimi që magjistratët të përfitonin 5% të pagës shtesë për të shkolluar fëmijët nga 18-25 vjeç. Magjistratëve u është lënë privilegji për të përfituar strehim në qendrat e qyteteve ku ata ushtrojnë funksionin e tyre.

“Magjistrati ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti të paktën 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën”, thuhet në nenin 17 të projektligjit.

tabela-pagat

 

Next Post
Sherefedini mori vota pothuaj sa Shukriu, por…

Rama duhet të ikë, por ky është një opsion vetëm teorik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

October 31, 2026
Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

October 31, 2026
Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

October 31, 2026
Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

October 31, 2026
Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In