• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama duhet të ikë, por ky është një opsion vetëm teorik

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

 

Gjatë një interviste në TemA TV, Mustafa Nano renditi disa arsye përse Edi Rama duhet larguar nga kreu i qeverisë. Në fakt, mund të ketë edhe 1001 arsye të tjera (përveç atyre që renditi Nano), përse Rama duhet larguar nga kryeministria, por pyetja është se kush do ta zëvendësojë dhe si.

Nano e dha një zgjidhje të mjegullt në intervistën e tij, kur tha se largimin e Ramës e kanë në dorë socialistët, të cilët “me hir apo me pahir duhet t’i japin munxët kryeministrit”.

Që të materializohet një skenar i tillë, duhet që njerzit që ka përzgjedhur Rama me dorën e vet në krye të partisë e në grupin parlamentar të ngrihen kundër tij dhe ta shkarkojnë atë. Deri më sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë në partitë shqiptare, dhe gjasat janë që do të mbetet një opsion thjesht teorik edhe për shumë vjet.

Duke qendruar tek PS-ja, një opsion tjetër është që Ben Blushi ta krijojë më së fundi lëvizjen apo partinë e tij me socialistë të zhgënjyer, dhe ta sfidojë Ramën si një socialist më i pranuar nga elektorati se sa Rama. Në fakt, në fjalimin që mbajti në Kuvend për ligjin e mbetjeve, Blushi sulmoi si Ramën edhe Berishën, duke i quajtur të dy si shkatërrues të jetës e të shëndetit të popullit.

Me rregull treshi, i bie që Blushi të jetë mbrojtës i jetës dhe i shëndetit të popullit. Por fill pas fjalimit të tij në Kuvend, qarkulloi në media fotokopja e një kontrate të 2004-ës, e firmosur nga famëkeqi Beketi, Blushi, dhe dy ministra të tjerë të asaj kohe, sipas së cilës do të importoheshin në Shqipëri plehra për t’u djegur (jo thjesht mbetje për t’u ricikluar).

Një opsion tjetër është Ilir Meta. Por që ai të zëvendësojë Ramën duhet patjetër që të dalë më vete pas 9 muajsh në zgjedhjet parlamentare. Meta mund të vërë bastin se koalicioni Rama-Idrizi do të marrë maksimumi 69 mandate, dhe ai mund t’i vërë pastaj kusht PD-së karrigen e kryeministrit. Por ky do të ishte një bast i rrezikshëm per metën, që po ta humbasë, do të thyente mitin që mbizotëron në elektoratin pragmatist se “LSI-ja mbetet gjithnjë në pushtet”.

Në fakt, rezultatet e 2013-ës dhe ato të Dibrës tregojnë se koalicioni Rama-Idrizi (pa LSI-në) mund ta arrijë shifrën magjike të 71 mandateve (me votat e 2013-ës mund të kishte marrë 70 mandate).

Opsioni më normal për zëvendësimin e Ramës do të ishte Basha, meqë është kyetar i opozitës. Por ai deri më sot ka dhënë vetëm justifikime për humbjet, edhe pse ka më shumë se një vit që përbetohet se elektorati do ta përkrahë masivisht programin e tij të uljes së taksave dhe të çmimeve të energjisë, etj. “Humbja do të kishte qenë me 14 mijë vota, e jo me 4 mijë, nëse nuk do t’i kishim mbrojtur votat ne”, tha Basha për humbjen në Dibër…

Një opsion tjetër do të ishte rikthimi i Berishës në krye të qeverisë. Por beteja e përditshme që zhvillon ai me ndihmën e mesazheve të “qytetarit dixhital” galvanizon ndoshta vetëm ata që e votuan para tre vjetësh për ta rizgjedhur kryeministër. Dhe ato 680 mijë vota nuk mjaftojnë për rrotacionin e pushtetit – po aq vota morën vjet edhe kandidatët e Bashës për kryebashkiakë dhe fituan në vetëm 15 bashki. Ndërsa një rikthim të tij në pushtet me metodat e 1998-ës nuk do ta lejonte komuniteti ndërkombëtar, siç nuk e lejoi edhe atëherë…

E gjithë kjo analizë na çon tek teza e kahershme e Fatos Lubonjës, sipas të cilit, zgjidhja afatgjatë e qeverisjes në Shqipëri mund të vijë nga një lëvizje e re politike, e cila duhet t’i kundërvihet të gjitha partive aktuale. Çdo zgjidhje afatshkurtër është ose e pamundur, ose një zgjedhje e së keqes më të vogël…

Next Post
Gjuriq e shpërfill ndalesën e MPJ-së kosovare, sot do vizitojë Pejën

Gjuriq e shpërfill ndalesën e MPJ-së kosovare, sot do vizitojë Pejën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In