• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabela/ Këto janë kuotat e lira në Universitetet e kryeqytetit

by Java News
19/10/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Degë shumë të kërkuara si Administrim Biznes, Drejtësi, Farmaci apo Informatikë, ende nuk kanë plotësuar kuotat që fakultetet kanë vënë në dispozicion për këtë vit akademik.

Viza e kuqe që ndan fituesit me humbësit në një degë në universitete do të lëvizë sërish sot, duke shpallur fitues aq kandidatë sa edhe numri i kuotave të paplotësuara për çdo degë. Gazeta panorama zbardh numrin e vendeve ende bosh pas dy faza regjistrimesh, brenda raundit të dytë. Ajo që vihet re është një numër i konsiderueshëm mundësish në programe shumë të preferuara studimi.

Më konkretisht, Universiteti i Mjekësisë në nëntë degët e saj ka plotësuar deri më tani vetëm një të tretën e studentëve, duke pasur ende edhe 331 kuota bosh, kryesisht në Farmaci, Infermieri, Fizioterapi e Stomatologji. Të tjera degë, Fizioterapi, Teknik laboratori e Imazheri, ndonëse me më pak kuota që në krye të herës, shumicën e vendeve i kanë ende të lira.

Në Fakultetin Ekonomik, gjatë dy ditëve që kaluan (faza e dytë e regjistrimeve), nga 776 fitues vendosën të regjistroheshin vetëm 173, duke lënë 603 kuota të lira në katër degët e saj, përveç filialit në Sarandë.

Në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka më pak kuota të paplotë- suara në raport me totalin e vendeve që ofron ky fakultet. Janë 212 kandidatë që mund të regjistrohen, pasi emri i tyre të shënjohet me ngjyrë të gjelbër ditën e sotme në një nga pesë degët: Histori, Arkeologji, Gazetari, Gjuhë-letërsi e Gjeografi.

Ndërsa të Drejtësia kanë shpresë të regjistrohen 107 kandidatët, që ndodhen poshtë vijës së kuqe nga lista e fituesve të fazës së dytë. Të gjithë kandidatët, ID e të cilëve nga e verdhë do të ngjyroset sot me të gjelbër duhet të kryejnë regjistrimin pranë sekretarive sot edhe nesër.

Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë brenda 48 orëve, ata humbasin të drejtën e studimit për degën ku janë shpallur fitues në këtë vit akademik për të vazhduar garën në ato ku nuk rezultojnë fitues.

Gjithsesi, për të bërë zgjedhjen e duhur ekspertët e arsimit këshillojnë maturantët të bëjnë durim, me qëllim që të shkojnë te dega që dëshirojnë, bazuar edhe në portofolin e pikëve që ata kanë.

VENDET E LIRA

Universiteti i Tiranës

Histori 45

Arkeologji 29

Gazetari 43

Gjuhë letërsi 38

Gjeografi 57

Drejtësia 107

Financë 182

Administrim biznes 240

Informatikë ekonomike 107

Ekonomiks 74

Universiteti i Mjekësisë

Mjekësi e përgjithshme 7

Stomatologjia 40

Farmaci 62

Infermieri 86

Mami 10

Fizioterapi 33

Teknik laboratori 38

Imazheri 37

Logopedi 18

panorama/a.k

Next Post
4 vite pas aksidentit në Himarë/ Rrëfehen 4 vajzat e mbijetuara të tragjedisë së autobusit të studentëve

4 vite pas aksidentit në Himarë/ Rrëfehen 4 vajzat e mbijetuara të tragjedisë së autobusit të studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In