• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 vite pas aksidentit në Himarë/ Rrëfehen 4 vajzat e mbijetuara të tragjedisë së autobusit të studentëve

by Java News
19/10/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e Elidona Gjinajt, Mirsie Bibës, Besjana Xhenetit dhe Eranda Bardhos është shenjuar nga aksidenti i 21 majit 2012. Katër vajzat e mbijetuara treguan për herë të parë në “Pasdite në Top Channel” se si ka vazhduar jeta e tyre pas atij udhëtimi që përfundoi në tragjedi.

Elidona Gjinaj – 25-vjeçarja tregoi se rikthimi në universitet 6 muaj pas aksidentit ishte mjaft i vështirë. “Të gjitha trajtimet për riaftësimin i kam kryer jashtë, gjithçka me ndihmën e familjes. Në tetor u kthyem në universitet, ishte si një varrim pa kufoma”, rrëfeu Elidona në “Pasdite në Top Channel”. Në aksident ajo ka humbur shoqen e saj që ishte ulur pranë. “Ishim ulur në sedilje bashkë me Dorin. Nuk mund ta besoja atë që ndodhi më pas. E vizitoj mjaft shpesh familjen e Dorit dhe mbaj kontakte me ta për gjithçka”, tregon vajza nga Laçi. Pas aksidentit, Elidona thotë se është bërë me shumë fobi, aq sa për një kohë të gjatë nuk ka udhëtuar me autobus. Ende nuk ka krijuar një familje dhe thotë se trauma shpirtërore që la pas ai aksident nuk do t’i kalojë kurrë.

Mirsie Biba – E konsideron jetë të dytë atë që po bën pas 21 majit të vitit 2012. “Më kujtohet dita e aksidentit. Shoqja ime që humbi jetën në këtë tragjedi ishte ulur në të njëjtën sedilje me mua. Po flisnim për të kaluarën. Mbaj mend që ishte qetësi.” thotë Mirsia gjatë intervsitës në studion e “Pasdite në Top Channel”. Problemet fizike pas aksidentit ishin të shumta për vajzën nga Kavaja. Acidi i baterisë së autbousit ia dëmtoi të dy sytë dhe për një kohë të gjatë shikimi ishte i pamundur për të. Ndërkohë, një sfidë tjetër ishte ringritja në këmbë.

Besjana Xheneti – Është ndoshta vajza më fatkeqe e tragjedisë së 21 majit. Në këtë aksident ajo humbi të fejuarin, i cili kishte ardhur për ta shoqëruar në këtë udhëtim. “Është pengu im më i madh. I kërkova të vinte me mua. Fola me pedagogët dhe më lejuan që ta merrja”, tregon e përlotur Besjana. Me familjarët e të fejuarit mban kontakte dhe thotë se nuk e kanë bërë kurrë fajtore për atë që ndodhi, por mendon se jeta e saj do të jetë përherë jo e lumtur për shkak të kësaj ngjarjeje.

Eranda Bardho – Për shumë kohë pas aksidentit ka qëndruar në karrike me rrota. Në kohën kur ndodhi ngjarja ka qenë e fejuar, ndërkohë që sot është e martuar dhe ka një vajzë 3 vjeç. Është e vetmja e mbijetuar e aksidentit që ka krijuar një familje, megjithëse gjatë kohës së rekuperimit thotë se e ka vuajtur shumë faktin se njerëzit i kërkonin familjes së të fejuarit ta ndanin sepse ishte në karrike me rrota. “Mendoja se do ta merrja veten shumë shpejt dhe me kalimin e kohës do ishte më e lehtë, por jo. Çdo ditë bëhet edhe më e vështirë. Në familjen time 21 maji festohet edhe si rilindje, babi ma feston ditëlindjen dy herë”, thotë Eranda gjatë intervistës me Jonida Shehun.

Tragjedia që u ndryshoi jetën nuk do të harrohet kurrë nga këto vajza. Megjithatë ato nuk u dorëzuan, përfunduan studimet dhe sot të gjitha janë të diplomuara. Ato kërkojnë një punë në mënyrë që ta rindërtojnë jetën që thonë u është dhuruar për të dytën herë./a.k

Next Post
Për Vettingun duhet firma e Nishanit. A do ta kthejë presidenti ligjin në Kuvend?

Nishani, mesazh shqiptarëve për Ditën Kombëtare të Nënë Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In