• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TABELA/ EUROSTAT: Shqipëria e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët të taksave në Europë

by Java News
07/12/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me gjithë përparimin në raport me vetën Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT).

Gjatë vitit të kaluar vendi ynë mblodhi 27.1 % të PBB-së taksa, teksa mesatarja e BE për këtë vit ishte 40 për qind, por Shqipëria kishte rezultatet më dobëta se Rajoni.

Të ardhurat në raport me PBB ( ku përfshihen taksat dhe kontributet shoqërore neto si përqindje e PBB-së), arritën në BE në 40.0% vitin e kaluar  me një rritje krahasuar me 2015 (39.7%).

Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti  41.2% në vitin 2015.

Raportet më të larta të grumbullimit të taksave në raport me PBB-në  i patën vende të tilla si Franca (47.6%), Danimarka (47.3%) Belgjika (46.8%) dhe Suedia (44.6%), pasuar nga Finlanda (44.3%), Austria dhe Italia (si 42.9%) ashtu edhe Greqia (42.1%).

Në anën tjetër të shkallës, renditen Rumania (26.0%),  dhe Shqipëria me 27.1 për qind, Bullgaria (29.0%), Lituania (30.2%), Letonia (31.6%) dhe Sllovakia (32.4%) regjistruan raportet më të ulta.

Rritja më e madhe e të ardhurave ne raport me PBB-në ishte në Greqi, rënia më e madhe në Rumani krahasuar me vitin 2015. Rritja më e madhe ishte në Greqi (nga 39.8% në 2015 në 42.1% në 2016), në Holandë (nga 37.8% në 39.3%) dhe Luksemburg (nga 38.4% në 39.6%).

Në të kundërt, rëniet janë regjistruar në nëntë shtete anëtare, veçanërisht në Rumani (nga 28.0% në vitin 2015 në 26.0% në 2016), Austri (nga 43.8% në 42.9%) dhe Belgjikë (nga 47.6% në 46.8%).

Në vitin 2016, pjesa e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e lartë në Suedi (ku përbënin 22.6% të PBB-së), Kroaci (19.6%) dhe Hungari (18.3%), ndërsa ato ishin më të ulëta në Irlandë (8.7%), (10.8%) dhe Gjermani (10.9%).

Për taksat që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria, pjesa më e madhe arkëtimeve është regjistruar në Danimarkë (30.0% e PBB), Suedi (18.8%), Finlandë (16.5%) dhe Belgjikë (16.3%).

Në të kundërt, Bullgaria (5.4%), Lituania (5.7%), Rumania (6.5%) dhe Kroacia (6.6%) regjistruan tatimet më të ulta mbi të ardhurat dhe pasurinë si përqindje e PBB-së.

Kontributet sociale neto përbënin një pjesë të konsiderueshme të PBB-së , në Francë (18.8%), Gjermani (16.7%) dhe Belgjikë (16.1%), ndërkohë që rezultatet më të ulëta janë vërejtur në Danimarkë (1.0% të PBB-së) dhe Suedi (3.3%).

Në vitin 2016, taksat mbi prodhimin dhe importet përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore në BE (13.6% të PBB-së), pasuar nga kontributet shoqërore neto (13.3%) dhe tatimet mbi të ardhurat dhe pasuritë (13.0%)./monitor/

REMOTE_ADDR:[{“thumb”:”http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/taksat-150×150.png”,”full”:”http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/taksat.png”,”attachment_id”:”809640″}]

Foto 1 nga 1

ma.me
Next Post
Vizita historike pas 62 vitesh/ Presidenti Erdogan shkel në Greqi, blindohet Athina

Rrëfimi i Erdogan nga Athina: Nëse më duhet të vdes, këtë do ta bëj në tokën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In