• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Veliaj po ushtron bullizëm!

by Java News
09/04/2019 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sulmon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shprehet se Veliaj ushtron çdo ditë bullizëm ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj me të. Krahas postimit të saj, Tabaku publikon edhe një video nga nisja e shembjes së shtëpive në bregun e Lumit, ndërsa thekson se PD është pro zhvillimit. Ish-deputetja shprehet se puna e Veliajt nga ana tjetër është të dalë në televizor edhe kur ndodhet jashtë vendit.

“Kur dëgjoj kryetarin e bashkisë që përditë ushtron bullizëm ndaj atyre që nuk mendojnë si ai më vjen keq në çfarë duarsh përfundoi qyteti jonë.
Por më lejoni të kujtoj disa të vërteta:
1. Partia Demokratike është pro zhvillimit dhe është ajo parti që gjeti fondet e zhvilloi projektin e Bulevardit me tender ndërkombëtar, falë saj ti sot mburresh dhe kapardisësh në Tiranë duke e quajtur punën tënde. Pasi gjatë gjithë mandatit tënd si kryetar Bashkie puna jote e vetme ishte të dilje në televizor edhe kur fizikisht ishe jashtë Shqipërisë.

2. Sado që të dizinformosh njerëzit e vërteta është që projektet strategjike të qytetit të Tiranës, si Bulevardi i Ri, Pazari i Ri dhe Lumi i Tiranës i gjete të gatshme në tavolinë dhe me fonde të siguara. Kish mbetur vetëm t’i zbatoje, por si nxënës i dobët apo zyrtar i korruptuar nuk dite as t’i zbatosh.

3. 38 familjet ne fund të bulevardit kanë vlerësimin teknik dhe financiar të bashkisë, kanë vendimin e këshillit bashkiak dhe buxhetin e miratuar të Bashkisë për dëmshpërblim ku fondi i shpronësimit është i miratuar aty. Në vitin 2013, gjatë qeverisjes demokratike, doli VKM e parë me dëmshpërblimin për një pjesë të familjeve të cilat ranë dakord me paratë e paguara. Ndonëse ju njihnim për të pazotë apo të korruptuar nuk mund ta parashikonim dot me saktësi të plotë nivelin, aq sa në 6 vite qeveri e 4 bashki nuk dëmshpërbleni dot as 38 familje.

4. Janë 328 mln euro taksa të reja që ke vendosur për Tiranën dhe qytetarët e saj. taksa që nuk janë përkthyer as në shkolla, as në investime serioze. Përkundrazi, ua ke kthyer Tiranën në ferr qytetarëve, po ua zhduk përditë e më shumë qytetin banorëve të tij ndërsa hiqesh si ekologjist kur në fakt jep licenca për kulla mes Tiranës. Të vetmit përfitues të parave publike që dalin nga buxheti i bashkisë janë të dyshuarit e përhershëm.

5. Në katër vjet janë mbledhur nga taksat bashkisë 20 milionë euro nga taksa e re e arsimit, por sot nuk shoh asnjë shkollë të re të ndërtuar. E vetmja arritje e jotja në fushën e ndërtimit është zgjerimi i formatit korruptiv të PPP-ve Rilindase edhe tek arsimi publik.

Një pyetje kam për të gjithë ata që sot demonizojnë banorët që mbrojtën pronën, a ia voli Bashkia taksën e banesës këtyre 38 shtëpive që sot u kërkon llogari përse gjoja i shkuan lumit?
Unë nuk e besoj kurrë që mund të ketë kryetar bashkie në botë, e jo më në qytetin tim, që të flasë si kryetari aktual i Bashkisë. Nuk e besoj kurrë që është e ligjshme te hedhësh gaz lotsjellës në një shtëpi ku fëmijët janë në gjumë, nuk e besoj kurrë që mund të mbrosh shoqërimin në komisariat të fëmijëve 5 vjeç. Nuk mund të besojse sto servilizmi ka arritur aq sa të mbrohet shteti që dhunon dhe terrorizon më të dobëtin e mbështet gjithmonë më të fortin!”-shkruan Tabaku.

/a.meta

Next Post
Çerekfinalistët e Championsit, 3.5 mld euro të ardhura vitin e kaluar

Çerekfinalistët e Championsit, 3.5 mld euro të ardhura vitin e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In