• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku udhëheq protestën te Bregu i Lumit: Do ta ndalojmë vjedhjen…

by A R
13/12/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka qenë edhe sot në mbështetje të banorëve të Bregut të Lumit që kanë protestuar për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se Partia Demokratike do t’i mbështesë qytetarët deri sa të marrin të drejtën e tyre.

“Sot bëhen dy javë që këta banorë protestojnë çdo ditë në orën 4 për të mbrojtur një të drejtë të tyre legjitime. Sot e gjithë Tirana ka qenë në protestë, ka qenë në protestë nga studentët, të cilët kërkojnë dhe ata një të drejtë të tyre legjitime, të drejtën për arsim. Dje e gjithë Shqipëria ishte në protestë, fermerët, bizneset ishin ngritur në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Por akoma nuk kemi përgjigje për asnjë nga grupet që protestojnë. Unë me kolegët e mi të PD-së, Balliu dhe Premçi jam përsëri këtu në mbrojtje të banorëve, përsëri në mbrojtje të të drejtës së tyre dhe të pronës.
Besoja që do kishim reflektim nga ana e qeverisë, besoja se do kishim një përgjigje sepse këta njerëz janë në të drejtën e tyre. Por çfarë përgjigje mund të kthesh për korrupsionin dhe për vjedhjen. Çfarë përgjigje mund të kesh kur shkon dhe zapton shtëpinë? Çfarë përgjigje mund të kthesh kur këta njerëz i trajton me dy standarde dhe kjo është mënyra se si Erion Veliaj ka punuar këto 4 vite në Tiranë, kjo është mënyra se si Edi Rama ka punuar këto 5 vite në Shqipëri”, deklaroi deputetja e PD.

Ajo tha se unë e di që këta qeveritarë që sot drejtojnë nuk kanë asnjë standard tjetër përveç vjedhjes e korrupsionit por këta qytetarë do ta gjejnë të drejtën e tyre me mbështetjen e PD.

“Këta qytetarë do të marrin dëmshpërblimin e tyre, nuk do të lejohen që prona e tyre të preket. Nuk do të lejohen në asnjë mënyrë që të vijnë dhe t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre në mes të natës ashtu siç ka ndodhur me banorë të tjerë dhe ne do i mbështesim për të kërkuar dëmshpërblim të drejtë ashtu siç iu takon. I bëj thirrje edhe njëherë qeverisë, i bëj thirrje dhe njëherë bashkisë të vijë t’i dëgjojnë këta banorë, të vijë të shohë se kërkesat e tyre janë të drejta ashtu si kërkesat e studentëve janë të drejta, ashtu si kërkesat e bizneseve, kërkesat e fermerëve. Çdo shqiptar proteston dhe kjo duhet të ishte kambanë alarmi për qeverinë por përsëri qeveria, bashkia ndodhen në një realitet tjetër. Nuk e kuptojnë se çfarë po kërkojnë njerëzit. Në qoftë se sot e gjithë Shqipëria është në protestë, në qoftë se çdo projekt investimi që zhvillohet ka mbrapa vjedhjen dhe korrupsionin atëherë ka një problem më të madh me këtë qeveri. Ne jemi këtu për të treguar që sot ata që na qeverisin, janë thjesht një bandë hajdutësh që po përpiqen të vjedhin çdo gjë, jo vetëm paratë publike por edhe shtëpitë e këtyre njerëzve. Nuk kemi për ta lejuar”, deklaroi Tabaku.

/a.rada

Next Post
ANSA e rendit Shqipërinë mes 5 destinacioneve më të mira turistike

Shqipëria, fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në Google

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In