Tabaku reagon pas ngjarjes në Gramsh: Jemi vend i NATO-s, çdo përpjekje për destabilizim në rajon e patolerueshme

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Gramsh ky tre shtetas të huaj tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se vendi është anëtare e NATO-s dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.

“Përgëzime ushtarëve tanë dhe shërim të shpejtë. Meritë e tyre që ngjarja e djeshme nuk eskaloi.
Shqipëria është një vend i NATO dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.
Ngjarja e djeshme në bazën ushtarake duhet zbardhur dhe ndjekur me kujdes.
E domosdoshme që Ministri Mbrojtjes të informojë Komisionin e Sigurisë në Kuvend!”,- shkruan Tabaku.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.