• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tabaku: Rama po betonizon Liqenin, Veliaj hesht, të mos e lejojë!

by
08/07/2015 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partis ë Demokratike Jorida Tabaku n ë nj ë prononcim p ër mediat, kund ërshtoi projektin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama p ër rehabilitimin e Parkut Komb ëtar tek hyrja e Liqenit Artificial. N ë fjal ën e saj deputetja Tabaku tha se kryeministri Edi Rama po betonizon t ë vetm ën hap ësir ë t ë gjelb ër t ë kryeqytetit.

Ajo i b ëri thirrje edhe kryebashkiakut t ë ri t ë Tiran ës Erion Veliaj q ë t ë mos e lejoj ë nj ë projekt t ë till ë por t ë reagoj ë.

Deklarata e deputetes Jorida Tabaku

Rama dhe Veliaj, edhe sot vazhdojnë të heshtin për pallatet dhe ndërtimet komerciale që kishin planifikuar këtu në hyrje të Parkut të Liqenit. Sigurisht që pseudokonkursi i shpallur në mënyrë tinzare ishte thjeshtë një vegël klienteliste për të filluar dhe zbatuar planin e betonizimit të sheshit Nënë Tereza, të hyrjes së Parkut të Liqenit të Tiranës, akoma pa marrë postin e kryetarit të bashkisë nga ana e z.Veliaj. Që të gjithëve ju kujtohen gjatë fushatës përgjërimet dhe premtimet për 3 vite moratorium për pezullimin e ndërtimeve, zgjerimin e vijës së gjelbër të Parkut të Tiranës, jo betonizim, ndërtime të cilat do të ishin vetëm në periferi dhe jo në zonat që tashmë kanë intesitet të lartë. Këto premtime kaluan edhe në skajin tjetër kur filloi të premtojë që çdo pronë private do të merrej dhe kthehej në hapësirë të gjelbërt publike.

Ndërkohë kishte muaj që ishte shpallur një konkurs i cili pa dijeninë e publikut kishte propozuar rreth 10 projekte për të betonizuar hyrjen e Parkut të Liqenit të Tiranës. Besoj se sot i kuptojnë të gjithë milionat e hedhura në fushatën e Tiranës. Të gjithë kuptojnë arsyet se pse Partia Socialiste me çdo kusht përpiqej të merrte Bashkinë e Tiranës, thjeshtë  për të vazhduar farsën klienteliste, thjeshtë për të vazhduar betonizimin e Tiranës, thjeshtë për të ndjekur një model që ishte për 11 vite.

Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim edhe në Sheshin Skënderbej të njëjtin projekt; betonizim. Betonizim aty ku ka hapësira publike sepse sigurisht që hapësirat private do kthehen në hapësira të gjelbërta. Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim Parkun e Liqenit të Tiranës të betonizuar. Kjo është arsyeja pse u bllokua projekti i rigjallërimit të Sheshit Nënë Tereza sepse nuk u miratuar nga qeveria. Kjo është arsyeja pse shumë projekte të tjera të propozuara nga Bashkia e Tiranës nuk morën jetë sepse kishin shpallur në mënyrë të fshehtë dhe tinzare konkurse për të realizuar të gjithë qëllimet e tyre klienteliste.

Fale presionit të bërë nga opozita dhe presionit të bërë nga shoqëria civile, nga aktivistë të shoqërisë civile dhe zëra të pavararur të medias, vendimi i konkursit u shty për të shtator. Jam e sigurtë që nese ky presion vazhdon atëhere ne do të ndalojmë ndërtimet këtu në hyrje të Parkut të Liqenit të Tiranës. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje kryetarit të ri të Bashkisë z.Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa u shfaqur në televizion, që nuk lë pusetë dhe fëmi rom pa shfrytëzuar për të dalë në televizion, ndërkohë që ditët e fundit e kemi parë që është zhdukur, të dalë e të deklarojë që ai nuk ka për të lejuar që ndërtimet të zënë frymën e Parkut të Liqenit të Tiranës. 

Next Post

Foto/ Shokon John Legend, del nudo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In