• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku përplaset me Ibrahimajn në Kuvend: Je e paaftë. Mbajnë përgjegjësinë e buxhetit, sillen të gjithë si piktorë

by Java News
30/03/2023 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është përplasur sot në seancën plenare me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Gjatë interpelancës për fondin e rindërtimit, Tabaku tha se ministrja Ibrahimaj pyetjes së saj sesa ka kushtuar ky proces, i përgjigjet me foto.

Tabaku nuk i ka kursyer as ironitë, teksa kapi gafën e bërë nga ministrja, kur tha se nuk morën kredi të butë pasi pas tërmetit u bënë gati për pandeminë.

Tabaku tha se ministrja ka aftësi edhe të parashikojë se çfarë ndodh se cilat janë gjëmat që do ndodhin në vijim.

“Shpresoj që të ketë qenë një lapsus ai i ministres, dhe shpresoj të mos i ndodh gjë këtij vendi, por ministrja është kaq largpamëse sa parashikon dhe shumë gjëma që mund të ndodhin në vijim. Si mund t’i përgjigjet një pyetjeje sasa kushton, me një fotografi? Si mundet dikush që duhet të mbajë përgjegjësinë për buxhetin e shtetit, të sillen të gjithë si piktorë? A kemi shtetar apo jo? Arroganca dhe paaftësia nuk mund të jenë arsye që të abuzojmë me buxhetin e shtetit dhe për qëllime elektorale. Kjo ka ndodhur edhe me procesin e rindërtimit.

Nga Laçi më thanë se qytetarët që nuk kishin votuar për PS nuk janë dëmshpërblyer pas tërmetit. Pyes sa ka kushtuar procesi i rindërtimit  dhe thotë se i çuam në hotele me 5 yje? Kë duhet të pyes unë? Si ka mundësi që është tenderuar 1.2 mld euro ndërkohë që siç tha ministrja janë paguar dhe shpenzuar rreth 700 mln euro… unë thash 400,  po qënka dhe më e lartë.  Kush mban përgjegjësi që ka hapur tendera dhe ka proceduar kur fondet nuk kanë qenë në buxhetin e shtetit?

Nga vendosja e kritereve për tenderat e rindërtimit, kanë përfituar vetëm 11 kompani. A ke keni ndonjë lidhje me ato kompani që kanë përfituar? A ka lidhje ish zv.kryeministri me ato kompani? Kjo ka ndodhur këtu, keni përdorur fatkeqësinë për biznes. Pati mundësi të parashikojë pandemisë dhe të thotë që pas tërmetit u desh të pëgatiteshim për pandeminë dhe ndaj si morëm kreditë e buta, ku e dije se do vinte pandemia?!

Raporti i OSBE/ODIHR por dhe raporte të tjera kanë thënë se është përdorur për arsye elektorale… kush mban përgjegjësi për bërjen biznes, për kërkimin e votës për jetën e shqiptarëve? Duhet të kesh kurajo të vish këtu dhe të thuash që ‘po procesi i rindërtimit kushton 43 mln për 2023, nevoja tha është 42 mld lekë’.

Por e dini sa ka llogaritur programi buxhetor afatmesëm? 0! E dini sa ka llogaritur buxheti i shtetit? 5 mld lekë! A je e paaftë po je arrogante nuk e di?! Atëherë ku do i gjesh këto para?!”, tha Tabaku.

Ministraja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku për mos transparencë për fondet e rindërtimit.

‘Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaftësi arrogancë e zgjedhur e pazgjedhur. Pra të mos merremi me kush ka zgjedhur dhe si ka zgjedhur. Po recitoni shifrat dhe nuk dëgjoni. Po thoni të pavërteta! Ishte e nevojshme që ndërhyrja të ishte emergjente. Ndihem e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Kemi parashikuar një fond për 2023.- u shpreh Ibrahimaj.

/s.f

Next Post
Si ju duket nusja? Motra e Luizit flet për herë të parë për Kiarën

Si ju duket nusja? Motra e Luizit flet për herë të parë për Kiarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In