• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

by El Be
30/03/2026 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin për Median dhe të Drejtat e Njeriut, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur akuza të forta ndaj projektligjit të propozuar nga mazhoranca për Parqet Teknologjike, duke e cilësuar atë si një instrument që rrezikon të institucionalizojë një ekonomi selektive dhe të kontrolluar.
Duke folur në cilësinë e kryetares së komisionit, Tabaku theksoi se nisma nuk adreson boshllëqe reale ligjore, por krijon një shtresë të re privilegjesh mbi një model tashmë problematik.“Ne kemi një ligj në fuqi që nga viti 2022. Pyetja është shumë e thjeshtë: çfarë nuk funksionon që po sillni një ligj të ri? Sepse sipas analizave, qëllimet që ju paraqisni arrihen me legjislacionin ekzistues,” u shpreh ajo.

Në thelb të kritikës së saj ishte koncepti i “parkut virtual”, që sipas Tabakut është një model që nuk ka prodhuar zhvillim real, por vetëm përfitime fiskale për një grup të kufizuar.

“Sot kemi një park që ekziston vetëm në letër. Një park virtual, ndërkohë që rreth 50 kompani përfitojnë favore fiskale. Tani po e zgjeroni këtë model. Kjo nuk është politikë zhvillimi – është zgjerim i privilegjeve për pakicën,” deklaroi ajo.Tabaku e lidhi këtë projektligj me një problem më të thellë të mënyrës si funksionon ekonomia shqiptare, duke e cilësuar si pjesë të një sistemi që deformon tregun dhe konkurrencën.

“Ky ligj nuk ndërton inovacion. Ai ndërton një sistem paralel për disa kompani të zgjedhura, duke prishur garën dhe duke i dhënë shtetit një rol dominues në treg,” theksoi deputetja.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte mungesa e analizës së impaktit financiar dhe ekonomik, duke vënë në pikëpyetje transparencën e nismës.

“Ju po propozoni ulje taksash, madje edhe TVSH 0%, por nuk kemi asnjë analizë të kostos për buxhetin e shtetit. Ulja e taksave nuk është slogani i ditës – është përgjegjësi publike që kërkon llogaritje konkrete,” u shpreh ajo.

Po ashtu, Tabaku kritikoi mungesën e konsultimit publik, duke theksuar se një ligj me ndikim të drejtpërdrejtë në treg nuk mund të kalojë pa debat të gjerë.

“Ky projekt është depozituar që në nëntor dhe nuk ka pasur një proces real konsultimi. Ligje që japin favore fiskale duhet të kalojnë patjetër në diskutim publik – kjo është në interes të transparencës dhe të vetë Kuvendit,” tha ajo.

Në analizën e saj, Tabaku u ndal edhe te roli i shtetit në këtë model, duke e cilësuar atë si problematik dhe me rrezik për konflikt interesi.“Shteti në këtë skemë është njëkohësisht aksioner, rregullator, blerës dhe palë kontraktuese. Ky është një përqendrim i rrezikshëm kompetencash që deformon tregun dhe zbeh rolin e Parlamentit,” deklaroi ajo.

Sipas saj, projektligji bie gjithashtu në kundërshtim me standardet europiane, duke krijuar trajtim preferencial dhe elementë të ndihmës shtetërore.

“Po krijohet një korsi preferenciale për disa kompani. Kjo bie ndesh me parimin e trajtimit të barabartë dhe rrezikon të shkelë detyrimet që kemi në kuadër të integrimit europian,” theksoi Tabaku.

Në përfundim, ajo e vendosi debatin në një plan më të gjerë, duke e lidhur projektligjin me modelin ekonomik që po ndërtohet në vend.

“Problemi i kësaj nisme nuk është thjesht teknik. Është politik. Është selektiviteti. Është fakti që po ndërtojmë një ekonomi me dy shpejtësi: një për pakicën që përfiton favore dhe një për shumicën që paguan koston,” përfundoi Tabaku.

Next Post
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In