Deputetja e PD-së Jordida Tabaku, në fjalën e saj lidhur me programin e qeverisë rama 2, u ka kërkuar falje demokratëve, për faktin se PD nuk arriti të fitonte në zgjedhje, për të ndaluar zgjedhjen e Gramnoz Ruçit në krye të Kuvendit.
“Mazhoranca ka vetëm sinfoni triumfuese. Qeveria vetëm prodhon fasad. Lajmet janë zëvendësuar me batuta. Kjo është qeveria më pak e votuar ndër vite. Nuk i’a dolëm që të mos lejojmë zgjedhjen e ish ministrit të fundit të diktaturës në krye të Kuvendit. Për këtë u kërkoj falje demokratëve”, ka deklaruar Tabaku.
ma.me