• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Gënjeshtra me PPP, qeveria ndryshon fasadën e koncesioneve!

by Java News
22/01/2019 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një deklaratë publike është shprehur se qeveria dhe mazhoranca kanë vendosur që të ndryshojnë fasadën e koncesioneve duke propozuar një ligj që do të shërbejë për t’u justifikuar sërishmi përpara ndërkombëtarëve.

Tabaku shkruan se këto ndryshime ligjore janë fasadë dhe nuk kanë gjasa të zbatohen nga një qeveri që në fund të ditës nëse do të ishte e përgjegjshme pas zbulimit të skandalit me Unazën e re në zonën e Astirit, do të reflektonte duke parë të gjitha koncesionet një për një.

Deklarata e plotë:

Genjeshtra me PPP!

Pasi shpërndanë PPP për mbi pesë vjet dhe pasi çdo institucion ndërkombëtarë shprehu pakënaqësitë për mënyrë e lehtë se si keqpërdoren paratë publike të vendit, qeveria dhe mazhoranca kanë vendosur që të ndryshojnë fasadën e koncesioneve duke propozuar një ligj që do të shërbejë për t’u justifikuar sërishmi përpara ndërkombëtarëve.

Përse them fasadë? Së pari qeveria është vendosur nën trysninë e denoncimeve te opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare për abuzimet me tenderat dhe PPP-të. FMN, Banka Botërore e deri raportet e DASH, drejtojnë gishtin nga procedurat korruptive që qeveria kryen për PPP-të dhe tenderat. Këto procedura, siç edhe raportet vërejnë dhe nënvizojnë, kryhen si pasojë e mosrespektimit të ligjit nga ana e funksionarëve të shtetit dhe administrata.
Le të marrim shembullin e inceneratorëve të cilët kanë shkelur procedurat dhe afatet ligjore të cilat ishin dhe janë në ligjin e koncesioneve dhe PPP-ve. Përse u dhanë inceneratorët në kundërshtim me ligjin? Përse u kalua ligji special për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës (që ende është në pikëpyetje dhe ne si deputetë nuk kemi asnjë informacion) kur ligji ishte i qartë? Përse shumë e shumë PPP të tjera kanë kaluar me ligje specifike, si fjala vjen ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar?

Siç edhe kuptohet lehtësisht nuk ka qenë ligji problemi i qeverisë, pasi ligjet zbatohen nga funksionarët dhe nëpunësit e shtetit. Jam shumë e bindur që një nëpunës serioz dhe një ministri e pakapur nga oligarkët nuk do të kalonte ofertën për Unazën në projektin e zonës së Astirit. Pra, nuk qenka ligji ai që pengon një qeveri të zbatojë kriteret e duhura për të kryer një garë të barabartë. Por është fryma dhe qëllimi politik që udhëheq zbatimin apo jo të ligjit. Siç edhe është lehtësisht e kuptueshme dhe botërisht e ditur, qeveria nuk ka synim të respektojë ligjin dhe ligjet. Bërthama e saj është e kalbur dhe synon të vazhdojë të njëjtën rrugë pasi ajo ushqehet nga një burim që ka nevojë për PPP-të dhe koncesionet.

Prandaj, këto ndryshime ligjore janë fasadë dhe nuk kanë gjasa të zbatohen nga një qeveri që në fund të ditës nëse do të ishte e përgjegjshme pas zbulimit të skandalit me Unazën e re në zonën e Astirit, do të reflektonte duke parë të gjitha koncesionet një për një. Një tjetër argument lidhet me ligjin e ri, nëse qeveria është kaq e vendosur kundër PPP përse nuk vendos që asnjë kompani me letra offshore nuk mund të fitojë një të tillë?

Ky ndryshim ligjor vjen mbasi kane koncesionuar cdo aks rrugor me programin e 1 mld qe tashme ka shkuar 2,2 mld e mbasi kane vendosur financat publike ne rrezik me rritjen e borxhit me 12 përqind vetëm nga këto kontrata. Të gjjtha ato janë abuzive, të pabazuara në studime, korruptive e me kosto të fryra dhe do të analizohen një për një duke çuar para drejtësise këdo që ka abuzuar me fondet publike.
Platforma antikorrupsion do të çlirojë ekonominë nga kjo barrë e rëndë dhe buxhetin e shtetit nga kostot e qokave nëformë PPP-je. Investimet reale në infrastrukturë, arsim e shëndetësi do të bëjnë të mundur që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet si gjithë rajoni. /a.meta

Next Post
Edi Rama: Kur dyshon Ilir Meta

Kryeministri Rama në presidencë për t'u betuar si ministër i Jashtëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com