• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

by A. Q
13/11/2026 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ynë ka dështuar në mbrojtjen e sistemeve informatike, duke u ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike.

Këtë shqetësim ndau në Off the Record në A2 CNN, drejtori i AcroMax Aldor Nini, sipas të cilit ndërhyrjet që janë bërë në to përdorin teknologji të vjetruara dhe të pa përditësuara, çka i bën të ekspozuara ndaj sulmeve.

“Pikërisht ja këtu ne kemi dështuar. Ne kemi dështuar në këtë pikë. Të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në sistemet tona janë nga ana teknologjike banale. Nuk është se ne kemi një kemi pasur një lloj sigurie të ngritur dhe na kanë sulmuar dhe na kanë vëzhguar dhe kanë gjetur çelësat, kanë janë futur, kanë gjetur sistemin. Jo, ato kanë bërë skanimin e parë që mund ta bësh sot me inteligjencë artificiale për dy minuta edhe te pika e tretë e kanë gjetur derën të hapur, janë futur, i kanë marrë gjërat dhe kanë ikur. Ky është niveli që ne kishim sot”.

Sipas tij, e njëjta teknologji e vjetëruar përdoret edhe për bankat ku sistemet e tyre mund të aksesohen nga jashtë.

“Çfarë sigurie kanë bankat? Ato bankat që i kanë sistemet nga jashtë që integrojnë në Shqipëri janë pak më të sigurta se vendos ai jashtë se cilat janë masat e integrimit. Por po të shikosh bankat që kanë IT-në të brendshme çfarë sistemesh përdorin ato herë i përditësojnë ato sistemet. Unë nga ato investigimet që i kam bërë një në mënyrë sipërfaqësore se isha kurioz ta bëja për një orë, dy orë, pashë që atje përdoren sisteme aq të vjetra të papërditësuara. Aksesoheshin gjëra nëpër server që nuk duhet të jenë fare të aksesueshme nga jashtë që nëse një person ka qëllim të keq mund të hyjë atje. Edhe ne nuk e dimë fare a kanë hyrë sot sepse jo çdo njeri t’i prish sistemet. Ai futet edhe vëzhgon, merr informacione. Mund të jenë shërbimet informative të huaja, të cilët sot mund të kenë të gjitha transaksionet tona. Ai nuk do i nxjerrë publike ose të na i fshijë, të na i krijojë probleme. Ai do i përdorë, mund t’i shesë, mund t’i përdorë për informacionet e veta. I përdor për shantazh nesër, për një bashkëpunim”.

Në këto kushte Nini propozon krijimin e një ministrie kibernetike të bizneseve, sikurse në Gjermani.

“Kështu që këtu në Shqipëri duhet të ketë siç ka në Gjermani, një ministri të caktuar shtetërore e cila merret përveçse sigurisë të vetë që e ka për institucionet e veta, të merret edhe me sigurinë e bizneseve t’i monitorojë ato”, u shpreh eksperti.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

November 25, 2026
Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

November 25, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Në 10 muaj, 11.5 milionë turistë / INSTAT: Tetori frenon turizmin. Bien me 12.5% hyrjet e të huajve në vend

November 25, 2026
Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In