• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku, akuza për ‘Kardhiq-Delvinë’: Duhet të kishte përfunduar me kohë, kushtoi sa frëngu pulën

by A R
06/06/2022 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar projektin për rrugën Kardhiq-Delivë.

Përmes një postimi në Facebbok, Tabaku ka nxjerrë një dokument ku pasqyron financimin e këtij projekti.

Ajo shkruan se fillimisht buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë ishte parashikuar 5.2 mld lekë, por më pas ka arritur në 6.7 mln.

Më tej ajo shton se rruga e nisur që në vitin 2018 duhet të kishte përfunduar sepse është vetëm 35 km e gjatë, por kjo nuk ka ndodhur.

Deputetja thekson se shpenzimet janë rritur me 30% vetëm vitin e fundit dhe kjo tregon sipas saj, hallin e qeverisë për të hedhur para në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë.

Sipas deputetet demokrate ky projekt i përshtatet më së miri shprehjes së urtë popullore : “I kushtoi sa frëngu pulën”

Postimi i plotë i Tabakut:

A duhet të normalizojmë korrupsionin?
Në shqip, fjala e urtë popullore “I kushtoi sa frëngu pulën” do të mund të kuptohej nën shembullin e rrugës Kardhiq Delvinë që nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë.
Kjo rrugë ka dhe një nga historitë më domethënëse se si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren vazhdimisht për t’u ofruar herë pas here shqiptarëve një copëz tuneli si një arritje e madhe. Rruga ka nisur që në vitin 2018 dhe është thuajse 35 km e gjatë, me logjikë duhet të kishte përfunduar me kohë, por nuk ka përfunduar.
Njësoj si shumica e rrugëve të nisura nga kjo mazhorancë, përfshirë dhe kryeveprën e dështimit rruga e Arbrit, kjo rrugë ka pësuar rritje të vazhueshme të shumës, dështime me tendera dhe shenja të qarta abuzimi me fondet.

Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj.
Sivjet jemi në një vit ku shpenzimet e çdo qytetari po rriten me nga 30%-40% ndërkohë që qeveria jonë ka ndihmën më të ulët në rajon për familjet.
Fotot e bukura, projektet 3 D dhe pamjet video vetëm sa mbulojnë korrupsionin e një qeverie që i ka lënë rrugët dhe shqiptarët rrugëve.

Next Post
Shqipëria dhe Greqia rinovojnë Paktin e Miqësisë/ Çfarë parashikohet për dy vendet

Shqipëria dhe Greqia rinovojnë Paktin e Miqësisë/ Çfarë parashikohet për dy vendet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In