• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta përdorësh Amerikën… si shqiptarët

by Ben Andoni
22/01/2018 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pas votimit tonë në OKB për Jeruzalemin, shqiptarët e politikës janë ndarë sakaq në dy tabore. Njëri që shprehte pikëllimin e madh sesi nuk i mbështetëm amerikanët në këto momente të vështira, kurse tjetra më patetike se ky veprim duhej pasi ne jemi pjesë e familjes së madhe të shteteve evropiane. Në ato ditë, siç ndodh  në këto raste, u përmendën të gjitha ato që na kish bërë Amerika dhe që na garantonte, por që ne njiheshim kështu… si të pabesë. Të tjerët, që janë të lidhur me qeverinë, u përshtatën më pranueshëm duke rrëfyer listën e vendeve që votuan pro-Amerikës.

Pak orë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë, i është dashur t’i përgjigjet mesazhit të një interviste të kryetares së njërës prej partive opozitare Monika Kryemadhi, në të cilën ajo shprehej se opinioni ligjor për ndryshimin e kryeprokurorit ishte vetëm i misionit të BE, EURALIUS, kurse misioni i SHBA, OPDAT, nuk ishte shprehur. Përgjigjja që erdhi ishte e thjeshtë: “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, thuhej në deklaratën e ambasadorit Lu. Ky lloj komunikimi është bërë i shpeshtë sepse mesazhet e Amerikës tek ne lexohen si palë, por asesi si një lloj arbitri. Kaq mjaftoi edhe këtë herë që shqiptarët ta përdorin imazhin e SHBA-së, sikur të jetë një gjë fare e zakonshme, njësoj me miqësitë që kanë prishur dhe rregulluar në këto njëqind vitet e fundit.

Të shkojmë në një vend tjetër! Shqiptarët kur flasin për luftën dhe mbrojtjen e Kosovës, ia dedikonin mbrojtjen dhe garantimin e pavarësisë Amerikës. Veçse në vitet e fundit ia shpërblyen me gati një kontingjent të tërë në përbërje të ISIS,  kurse pak orë më parë ambasadorit Delawie në Prishtinë, kryetari i UÇK-së iu drejtua me fjalën palaço!!! Po jo vetëm  kaq. Në të gjitha këto ditë: Ambasadorit të SHBA në Prishtinë i është dashur të luftojë shumë që deputetët kosovarë t’i thërrisnin mendjes dhe të mos tentonin ta shpërbënin Gjykatën Speciale, ashtu si në kohët e fundit i është dashur t’u kujtojë investimin e madh amerikan, që është edhe një dukje identiteti.

Ndërsa analisti amerikan për rajonin Daniel Serwer ka thënë më shumë atë që në hapësirat shqiptare është kaluar thatë… “Mund të supozojmë se nuk do të jemi gjithmonë të mirëpritur në Kosovë. Kosovarët e rinj shqiptarë nuk e kuptojnë pse vendi i tyre nuk ka një armatë. NATO po shihet si një barrierë për ta pasur atë. Disa ndërkombëtare mendojnë se Kosovës nuk i duhet një armatë sepse e ka praninë e NATO-s aty. Por, kjo nuk do t’u shitet gjatë qytetarëve të Kosovës. Më mirë të zgjidhet problemi se sa t’i presim të protestojnë”, ka shkruar ai. se Fjala ishte për bazën, e cila mund të zhvendosej prej alternativave të tjera më të pranueshme por edhe qëndrimin në përgjithësi.

A janë të ndara këto shembuj? Në dukje po. Por të gjitha i bashkon një fill, që shqiptarët gjatë  të gjithë historisë kanë dashur të luajnë me shumë porta, thjesht nga individë për të ruajtur benefice personale por asesi interesat e mëdha të vendit, që për fatin e madh në këto dekadat e fundit na kanë përkuar me palën amerikane. (Javanews)

 

Next Post
Bisedimet e Kretës/ Kotzias-Bushati dhe një dordolec historik në mes

Kotzias: Arritëm marrëveshje të pamundura prej 70 vitesh, çertifikimi në takimin Rama-Cipras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In