• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ta bëjmë Shqipërië si gjithë Europa”, kalvari 27 vjeçar i ëndrrës që nisi që në dhjetorin ’91

by Java News
16/04/2018 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, datojnë që në thirrjet e para “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. Për herë të parë në vitin 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian dhe një vit më pas u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ekonomik e tregtar.

Vetëm në vitin 1999 BE hodhi sytë nga Ballkani, kur propozoi Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Në 31 janar 2003 Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, një nga njerëzit më përkrahës të Shqipërisë, hapi zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, marrëveshje e cila u nënshkrua tre vjet më vonë, në vitin 2006 në Luksemburg.

Vetëm një muaj më vonë, (27.07.2006) kjo marrëveshje  u ratifikua nga  Kuvendi i Shqipërisë, marrëveshje e cila hyri në fuqi tre vjet më vonë, në 1 prill 2009. 27 ditë më pas, Shqipëria dorëzoi kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria edhe anëtare e NATO-s ishte më e besueshme për Bashkimin Evropian. Në 3 maj 2010 Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri zhvilloi në Bruksel takimin e parë, dhe pak muaj më vonë, në 15 dhjetor 2010 Bashkimi Evropian hoqi vizat për Shqipërinë në Shengen, duke ju dhënë shqiptarëve dhuratën më të prekshme deri tani në këtë kalvar të gjatë përpjekjesh integruese për një jetë më të mirë.

Në fund të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike, dhe një vit më pas ky rekomandim u përsërit, por pas dritë jeshile nga Këshilli i Ministrave.

Shqipëria e mori statusin zyrtar “kandidat për anëtarësim” nga Këshilli Europian më 27 qershor 2014. Në mars 2015, në takimin e pestë “Takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë” midis Shqipërisë dhe BE, Komisioneri i BE për Zgjerimin (Johannes Hahn) vendosi kusht për negociatat 5 prioritet, kryesisht reformën në drejtësi.

Parlamenti shqiptar miratoi amendamentet kushtetuese mbi reformat e drejtësisë më 22 korrik 2016, por më pas gjithçka u frenua pasi Gjermania rezervoi të drejtën për të mos e zgjeruar BE-në deri në 2018.

Nëse në qershor na hapen negociatat, vendi do të nisë një punë të fortë reformuese në kontroll tejet të rreptë nga Brukseli, deri në arritjen e standardeve që i japin të drejtën e anëtarësimit të plotë, fazë e cila mund të zgjasë disa vjet.

Datat Kyçe në BË:
1991: Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian.

Maj 1992: Nënshkruhet Marrëveshja mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik mes Komunitetit Ekonomik Europian dhe Shqipërisë.

Maj 1999: Bashkimi Europian propozon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.
Nëntor 2000: Takimi i nivelit të lartë i zhvilluar në Zagreb lançon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Qershor 2001: Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë. Këshilli Europian i Goteborgut ftoi Komisionin të prezantonte projektdirektivat për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

21.10.2002: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së miraton projektdirektivat për negocimin e MSA-së dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë.

31.01.2003: Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi hap zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë.

12.06.2006: Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

27.07.2006: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ratifikon Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshjen e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

1.04.2009: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri.

28.04.2009: Shqipëria dorëzon kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

3.05.2010: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri zhvillon në Bruksel takimin e parë.

15.12.2010: Hyn në fuqi regjimi i lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen për qytetarët Shqiptarë të pajisur me pasaporta biometrike.

10.10.2012: Komisioni Europian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike dhe rishikimin e Rregullores së Kuvendit.

16.10.2013: Komisioni Europian i rekomandon Këshillit që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

12.11.2013: Takimi i parë i Dialogut të Nivelit të Lartë BE–Shqipëri për prioritetet kyçe.

24.06.2014: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian vendosi unanimisht për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili u miratua nga Këshilli Europian më 27 qershor 2014.

Në mars 2015, në takimin e pestë “Takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë” midis Shqipërisë dhe BE, Komisioneri i BE për Zgjerimin (Johannes Hahn) vendosi kusht për negociatat 5 prioritet, kryesisht reformën në drejtësi.  Parlamenti shqiptar miratoi amendamentet kushtetuese mbi reformat e drejtësisë më 22 korrik 2016, por më pas gjithçka u frenua pasi Gjermania rezervoi të drejtën për të mos e zgjeruar BE-në deri në 2018. raport.tv

Next Post
Kryeministri i Bullgarisë i prerë: Pa marrëveshje, Kosova e Serbia nuk hyjnë në BE

Kryeministri i Bullgarisë i prerë: Pa marrëveshje, Kosova e Serbia nuk hyjnë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me njoftimet që u vijnë

Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me njoftimet që u vijnë

April 26, 2026
Atentati në Balldren, drejtori i policisë Lezhë: Viktimë mbetën burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte

Atentati në Balldren, drejtori i policisë Lezhë: Viktimë mbetën burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte

April 26, 2026
Shënjestra ishin zyrtarët e administratës së Trump, çfarë i tha agresori policisë pas arrestimit

Shënjestra ishin zyrtarët e administratës së Trump, çfarë i tha agresori policisë pas arrestimit

April 26, 2026
SHBA anuloi udhëtimin e negociatorëve në Pakistan, ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman

SHBA anuloi udhëtimin e negociatorëve në Pakistan, ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman

April 26, 2026
Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016

Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016

April 26, 2026
“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

April 26, 2026
I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

April 26, 2026
Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

April 26, 2026
Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

April 26, 2026
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In