• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ta bëj unë krevatin për fëmijën”/ “Mobiljeri” mashtron policin brenda në komisariat

by Java News
28/07/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për disa mashtrues, thonë që i ndihmon jo vetëm aftësia, por edhe kurajo dhe fati. Por ndonjë prej tyre, si L.N., qëlloi aq i guximshëm, sa në oborrin e komisariatit, brenda në polici u soll aq mirë me një oficer krimesh, sa që e bindi atë se ishte një pronar i zoti i një mobilerie.

Por kurajo nuk e ndihmoi kësaj radhe, pasi sipas burimeve policore të Gazetasi.al, agjenti, kur e kuptoi në krye të disa muajve se ishte mashtruar, nga një person i cili më pas rezultoi se ishte mashtrues, i dënuar edhe më parë, hapi gojën dhe rrëfeu.

Mashtruesi i pafat, kësaj radhe, pasi u përpoq të mashtronte klientin-polic, i cili ishte pikërisht personi që duhet t’i qëndronte më korrekt se kujtdo tjetër, u justifikua më pas se nuk kishte pasur këtë qëllim.

”Do ia kryeja porosinë, por nuk kisha materiale”, – tha mashtruesi, i cili pavarësisht kësaj nuk shpëtoi dot.  Klienti ishte një oficer policie, i cili pasi priti porosinë, u nxeh aq keq, sa që në një nga ditët, kaloi nga njëra zyrë në zyrën tjetër dhe pikërisht në komisariatin numër një, i tha kolegut: “Dua të denoncoj, po më mashtron një mobilier”.

Ajo ç’ka rrodhi më pas, është e gjitha një çështje në disfavor të L.N., 46 vjeç, i cili, pasi u pa se kishte qenë një mashtrues spektakolar, u kërkua dhe u thërrit në polici dhe u vu përpara provave që janë kundër tij.

Burimet bëjnë të ditura për Gazetasi.al, se kallëzues është oficeri E.R., dhe sipas komisariatit numër një, ai rezulton oficer krimesh në këtë rajon. Por ai pavarësisht se heton krimin, nuk e kishte hetuar mobilerin, i cili kishte rekorde në këtë fushë.

“U njoha me këtë person në afërsi të komisariatit dhe në bisedë e sipër, pasi më tregoi se kishte punishte mobilerie, e pyeta, a mund t’më bënte një krevat për fëmijën. L.,pranoi dhe më tha se një ditë do vite të merrte masat në dhomën e shtëpësë. Më pas erdhi në banesë dhe kreu matjet, ku e pranishme ishte edhe bashkëshortja O.R.,”.

Kolegët e tij shkruajnë në vazhdim: “Pasi mbaroi matjet, i dyshuari L., dhe efektivi E.R., kanë dalë nga banesa dhe L., i ka thënë se krevati kushtonte rreth 20.000 lekë dhe atij i duheshin parapagim 15.000 lekë për bazën materiale dhe kolegu ia ka  dhëne këtë shumë lëkësh”.

Nga ky moment, sipas pretendimeve të policit të mashtruar, të dyja palët kanë komunikuar me mesazhe. Por një muaj më pas, mashtruesi zhduket dhe nuk i kthen asnjë përgjigjje në telefon.

“E.R., i ka dërguar mesazhe, ku i kërkonte paratë ose krevatin e djalit, në të kundërt do të bënte kallëzim, por përsëri i pandehuri nuk i kthente përgjigje, madje i binte zilja e telefonit dhe ai nuk e hapte. Dërgimi i mesazheve për të marrë të hollat ose krevatin, vazhdoi tre muaj, derisa E., depozitoi kallëzimin penal”.

Rajoni numër një pohon për Gazetasi.al, se të njëjtat rrethana dhe fakte, pranon edhe gruaja e oficerit të policisë, e cila shkruan se tentoi disa herë ta kontaktojë mashtruesin, por ai, jo vetëm që nuk hapte telefonin, por më pas edhe ua bllokoi numrat.

“Policia Gjyqësore ka kryer telefonata në drejtim të numrit të L.N., por ky i fundit përsëri nuk e ka hapur dhe për këtë fakt, policia gjyqësore ka hartuar dhe raport shërbimin përkatës. Nga printimi i sistemit TIMS, rezulton se shtetasi L.N., është i dënuar disa herë për konsumim të veprës penale “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje’”, – thuhet në shkresat e komisariatit numër 1.

Pasi janë vënë në kërkim të tij, policia bën me dije se ra në gjurmët e mashtruesit, por tregohet se gjatë marrjes në pyetje, ai parashtroi se nuk kishte pasur qëllim të merrte paratë përmes mashtrimit. “Nuk kisha mundësi ta përfundoja punën, pasi kisha mungesë materiali”, – u justifikua mashtruesi i policit, i cili nga ballafaqimi me të, u përpoq gjithashtu të reduktonte edhe detyrimin monetar. /m.j

Next Post
Mes lotësh e dhimbjes, nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin në Kroaci përcillen për në banesën e fundit

Mes lotësh e dhimbjes, nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin në Kroaci përcillen për në banesën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri për Liri Belishovën dhe pse jeton në Spanjë, rrëfehet Bashkim Shehu

Gazetari zbardh torturat e ish-Sigurimit: Si u mbajt 6 muaj në arkivol për së gjalli djali i Mehmet Shehut

January 8, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

January 8, 2026
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

January 8, 2026
Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

January 8, 2026
Java nis me reshje, policia u bën apel shoferëve për qarkullimin

Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

January 8, 2026
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

January 8, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

January 8, 2026
Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

January 8, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

Zbulohet prapaskena e vitit 2019: Rusia i propozoi Trump-it shkëmbimin e Maduros me Ukrainën

January 8, 2026
Protesta e fermerëve grekë, policia: Do bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë, policia: Do bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In