• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sytë e botës nga Messi/ A do të jetë klasikja e fundit e argjentinasit në “Camp Nou” me Barçën

by Java News
24/10/2020 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Sepse gjithçka mund të ndryshojë në prapaskenë, duke i lënë fansat të habitur dhe të hutuar. Leo Messi, i cili qëndroi në Barcelonë deri verën e vitit 2021 për shkak të afatit kontraktual dhe dëshirës për të mos sulmuar klubin e jetës së tij, duket me valixhe në duar. Ky kurs ndryshon vetëm nëse një vendim prej një mijë e një mijë “firmash”, që sjellin presidencë të re në drejtim të klubit, negocion me të që të vazhdojë me blaugrana-t edhe pas verës së ardhshme. Natyrshëm lind pyetja: kjo e sotmja, a do të jetë “El Clasico” e tij fundit në “Camp Nou”?

Sigurisht, rrugët e Messit dhe Real Madridit mund të takohen në Kupën e Mbretit dhe në Champions gjatë sezonit aktual, por ne hyjmë përsëri në fushën e hipotezave, të tilla si ajo e një qëndrimi dhe një rinovimi kontraktual në këtë pikë, deri në fund të ditëve të tij si futbollist. Nuk ka nevojë të fshihemi, është e gjitha bardhë e zi. Në “Camp Nou”, sipas realitetit dhe përqindjeve, do të jetë paraqitja e fundit e Messit kundër “Los Blancos”.

Një histori e shkëlqyeshme për t’u kornizuar. Padyshim një histori e stilit Messi, e cila rimon me numra dhe rekorde. Jo një përrallë bombastike, e atyre shifrave të kaluarës, me 50 gola në 30 ndeshje, ose të ngjashme. Por, kur flasim për “Pleshtin”, ne ende analizojmë të dhëna që çdo lojtar në faqen e dheut, historik apo aktual, do të dëshironte të kishte. Na lejoni të jemi të qartë: kur flasim për argjentinasin, megjithatë, ne sikur shohim ënën, planetët, diellin dhe jo tokën. Sepse ai ka treguar se është jashtëtokësor…

Sfida e sotme e Messit në “Camp Nou”, kundër Real Madridit, do të çojë në shifrën e 20 ndeshjeve. Ky rrugëtim filloi në fund të sezonit 2005-2006, pasi një vit paraprak, ku i asistoi klasiket në pankinën e ngrohtë të Barcelonës. Pastaj u bë ai, mbreti, i pamundur të mbahej, brenda dhe jashtë, në superndeshjen e La Liga-s. Dhe në çdo ndeshje tjetër në faqen e globit, në fakt.

Do të jetë klasikja e tij e 20-të, kjo e sotmja, me 11 gola, tani për tani, të shënuar nga Messi. Me pak fjalë, më shumë se një gol në çdo dy ndeshje, edhe nëse do të mbetej “thatë” në përballjen e sotme, dhe ndoshta të fundit, kush e di. Me Real Madridin përpara, dëshira për konfirmim e argjentinasit mbetet tejet e madhe. Gjithmonë i njëjti entuziasëm për Messin, lojtarin më të lakmuar dhe të dëshiruar, të cilin Manchester City, Inter, PSG, kinezët dhe amerikanët e synojnë më 2021. Kjo është një histori tjetër, gjithsesi.

Kur Messi filloi të shënonte në “El Clasico”, në “Camp Nou”, e bëri këtë në mënyrë të ekzagjeruar, duke lënë gjurmë me “hat-trick” e barazimit 3-3 (2006-2007); diçka që nuk do të jetë më në gjendje të arrijë, duke iu afruar asaj shkalle zemërimi të furishëm futbolli në Superkupën 2011, me dy gola dhe një asist, në fitoren 3-2, që pasoi barazimin 2-2 të ndeshjes së parë.

Do të ketë kohë dhe mënyra të ardhshme për të dëshmuar përshëndetjen e ëndërruar të Messit në “Camp Nou”, por, ndërkohë, duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit, argjentinasi do të jetë në gjendje të luajë klasiken e tij të fundit në shtëpi, për hesap të La Liga-s, përpara disa miqve të ngushtë. Ata do të përpiqen ta mbajnë mend ndjenjën e bukur ndër vite, se ishin atje, kur luajti gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, pa asnjë siguri mbi të ardhmen, kundër Realit.

19 klasike deri më tani, u tha, si dhe 5 asiste. Kjo është mahnitëse për dikë si Messi. Kurioze, por e vërtetë: kur Barcelona u përball me Real Madridin brenda limiteve miqësore, argjentinasi siguroi pasime vendimtare për shokët e skuadrës me një limit, që numërohet me gishtat e njërës dorë. Në sfidat më emocionuese përreth tij, “Pleshti” shënon. Sigurisht, edhe asiston, por duket bukur para botës me golat e tij.

Një botë e bindur në unison, se Messi do ta përshëndesë Barcelonën, pasi të jetë bërë kush e di, më i miri në histori dhe pothuajse me siguri më i miri i “El Clasico” dhe Blaugrana-ve, pavarësisht se gjurmët e Xavi, Iniesta, Ronaldinho dhe bashkëpunëtorëve të tij janë të konsiderueshme. Nëse është me të vërtetë klasikja e tij e fundit, kjo ndeshje do të humbasë shumë, sepse ai do të mbahet mend për tifozët e të dyja klubeve. Peshën e një dueli të tillë e minimizoi largimi i Ronaldos, më herët. Edhe pa Messin, ajo do të bëhet si krejt ndeshjet e La Liga-s, pa “valenca” të veçanta aktualiteti.

Nëse ndërgjegjësimi se mund të jetë ndeshja e fundit e Messit kundër Real Madridit në La Liga, në “Camp Nou”, atëherë sfida e sotme duhet parë si argëtim, pritje emocionuese, përqendrim dhe fokus maksimal mbi “Pleshtin”. Diçka e zakonshme për të./ telesport

g.kosovari

Next Post
“’Qeveria s’na ka ndihmuar fare’/ Basha publikon videon e sipërmarrësit: Pandemia na la pa punë

“'Qeveria s'na ka ndihmuar fare'/ Basha publikon videon e sipërmarrësit: Pandemia na la pa punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In