• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Synimi i Ramës: Brenda kësaj dekade të jemi “cashless”! Cilat do jenë përfitimet e Shqipërisë me ekonomi digjitale?

by E S
18/07/2025 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, në përmbledhje të takimit të tij maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, u ndal tek një ambicie e qeverisë për Shqipërinë.

Ai u shpreh se brenda kësaj dekade, dëshiron që Shqipëria të jetë ‘cashless”, pra të gjitha pagesat të kryhen në mënyrë digjitale. Sipas Ramës, kjo gjë nuk është e pamundur, por nevojitet për një sensibilizim të madh. Po kështu, kreu I qeverisë u shpreh se nuk mungon teknologjia për të arritur këtë synim, por duhet bërë përmirësimi i saj.

“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë cashless. Pra, që i gjithë ndërveprimi dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet sforco e madhe. Na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon, ka nevojë për t’u up scale-ur, por nuk mungon.

Besoj që nëse do dimë ta bëjmë siç duhet, vizatimin e rrugës që do të heqim, kjo është plotësisht e realizueshme edhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, tha Rama.

Por, cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë së qenuri një ekonomi digjitale?

Fillimisht, do të ketë transparencë fiskale. Pra, kur çdo pagesë kalon përmes bankave, aplikacionave apo platformave të lincesuara, shteti “sheh gjithçka”. Kështu, do të ketë më pak evazion fiskal, të ardhura më të larta nga taksat, si dhe ulje të krimit së parave, kontrabandave, apo dhe punës së padeklaruar.

Së dyti, pagesat do të kryhen në vetëm disa sekonda, por gjithashtu do të kursehet kohë dhe kosto operative për bizneset dhe qytetarët.

Së treti, do të ulen shpenzimet për prodhimin e kartëmonedhave, ruajtjen, transportin dhe sigurimin e tyre fizik. Në këtë mënyrë, këto shpenzime mund të kalojnë për shërbime të tjera.

Nëse nuk ka “cash”, nuk ka as mundësi vjedhjeje. Kështu, pagesat digjitale do të sjellin siguri më të madhe për qytetarët.

Së pesti, Shqipëria “cashless” do të sjellë përshtatshmëri më të madhe me tregtinë globale. Kjo ndodhë sepse investitorët e huaj preferojnë një ekonomi transparente dhe digjitale. Po kështu, turistët ndihen më rehat për të paguar përmes kartave bankare apo telefonave.

Gjë pozitive do të jetë dhe për banorët e zonave rurale. Këta të fundit, do të përfshihen në ekonominë formale, duke hapur kështu llogari bankare. Kjo gjë, do i ndihmojë ata që të kenë akses për kredimarrje dhe investime të ndryshme.

Së fundmi, kur çdo qindarkë është e gjurmueshme, qeveria mund të ndërmarrë politika më të zgjuara dhe më fitimprurëse për qytetarët.

Pavarësisht të mirave që ka ekonomia digjitale, sërish prezenca e parasë si një plan rezervë duhet të jetë e pranishme.

Vitin e kaluar, 23 pagesa dixhitale për frymë

Risitë teknologjike po ndryshojnë sistemin financiar në Shqipëri, duke nxitur zgjerimin e shërbimeve dhe përfshirjen financiare, si dhe duke ofruar mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët. Kështu, vetëm në vitin 2024, niveli i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23. Në vitin 2015, ky numër ishte 2 pagesa për frymë, duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka sqaruar më herët se shumica e popullsisë vendase është e përfshirë në sistemin financiar, pasi aktualisht 78% e popullsisë zotëron një llogari financiare.

Next Post
Kumbaro në Forumin Itali-Ballkan: Shqipëria ura ndërmjetëse që lidh destinacionet, mbi 1.2 mln italianë na vizituan në 2024

Kumbaro në Forumin Itali-Ballkan: Shqipëria ura ndërmjetëse që lidh destinacionet, mbi 1.2 mln italianë na vizituan në 2024

Comments 3

  1. Builder says:
    5 months ago

    Me sa e njoh KM – Rama ( personalisht nuk e njoh, por e njoh vetëm nëpërmjet TV dhe gjithë çka kam mundur të lexoj shkrime, libra e artikuj të tijë), ai është të paktën 10 vjet para gjithkujtë në këtë vënd, për perspektivën moderne mbi bazën e AI, ( bile kohët e fundit, me çka ai ngulmon), do ti arrijë e tja kalojë edhe vendeve perëndimore që deri sot janë pikë orientuese për ne.
    Dikujt, dikujt mund ti duken fantashkencë, por pikërisht një njeri me ide e mendime të tilla i duhen këtijë vendi, një njeri qytetar nga prinder qytetarë, e jo katundar nga theqafja e Vuqidolit të Tropojës.

    Reply
  2. Lili says:
    5 months ago

    Bulder! Është Krimministri,10 vjet përpara,por populli fukara nuk ka bukë për t’u ushqyer dhe jo më të mendojë për luks:të ketë laptop, kompjuter,apo teknologji të tjera.Edi nuk jeton me hallet e popullit,por do të jetë në qendër të vëmendjes,si Show men dhe si Lider botëror…Hiqjani pushtetin Edi Ramës dhe shikoni sa do t’i vlejë lëkura,këtij Mashtruesi dhe Tradhtari të Kombit Shqiptar

    Reply
  3. Builder says:
    5 months ago

    Lili ju respektoj me shumë konsideratë, pavaresisht se në disa raste, mendimet tona nuk konvergojnë midis nesh.
    Unë kam mendimin tim.
    Ju keni mendimin tuaj.
    Sinqerisht, edhe unë në Shqipëri jetoj, dhe vërtet ka njerëz të pasur e të varfer, bile edhe tejet të varfer, por ky është sistemi që kerkuam, nga ai tjetri që kishim, ku vlerat ishin rrafshuar, dhe mbizoteronte mediokriteti në çdo aspekt e fushë të jetës tonë.
    Rama, siç mendoj unë, asgjë nuk do të marrë me vehte, kur ta lërë këtë punë, që me sa nuhas, nuk do të jetë e largët, se edhe ai është lodhur duke u munduar të vërë një tullë, në ngrehinën e këtijë vëndi.
    Deri me sot, mendoj se ka bërë jo pak, bile do të thoja më tepër nga sa është bërë në këtë vënd, qysh nga koha e Ismail Beut.
    Sa për të varferit, në çdo vend të botës i gjen. Për këtë, jam realist sepse i kam parë e prekur me dorë, pa qenë nevoja tju them se ku e në cilin vend.
    Ju përshendes Lil.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com