Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Trajneri brazilian u prezantua gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja.
Gjatë fjalës së tij, Duka tha se Sylvinho është një ish-futbollist i madh dhe u shpreh i bindur se FSHF ka bërë zgjedhjen e duhur për ekipin kombëtar.
“Ne kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar deri në 2024, kontrata është deri në fund të Europianit që tregon se objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë. Do bëjmë maksimumin që me stafin e ri të arrijmë objektivat. Sylvinho është një ish-futbollist i madh dhe jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur për ekipin kombëtar“, tha Duka.
/s.f