• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’voton njeri atë që komenton Big Brother”, ja si reagon Nebijaj për deklaratën e Alesia Balliut

by A R
09/03/2025 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj, e cila synon një vend në listën e selisë blu edhe për zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, deklaratën ironizuese të Alesia Balliut bërë nga një studio televizive, përkundrejt saj.

Sipas kandidates së PD për Primaret në Elbasan, Nebijaj nuk e mbrojti dot pozicionin e saj për shkak të mungesës së aktiviteteve me bazën dhe qytetarët si ligjvënëse.

“Primaret treguan qartë se disa persona ishin të fryrë dhe të pompuar nga media. Kam fjalën për figura si Oriela Nebijaj. Ata janë shitur më shumë sesa që janë. Nuk voton askush një njeri që ka mendjen të komentojë Big Brother-in dhe nuk bën punën për të cilën paguhet si deputet”, u shpreh Alesia Balliu në një emision televiziv.

Kritikën në fjalë, Nebijaj u shpreh se nuk e ka dëgjuar dhe as që e njeh personin që ia ka drejtuar, por u shpreh se i mirëpret edhe zërat kundër.

“Nuk e di çka thënë kjo goca. Se është një nga kandidatet në Primare, unë të garantoj që s’i njoh të gjithë. Çdo njeri ka të drejtën të mendoj si të dojë, jo vetëm anëtar i PD, por të gjithë ata që më kanë votuar mua në 2021 kanë të drejtën e kësaj bote që të kenë rezervat e tyre, pakënaqësitë apo gjithçka tjetër”, deklaroi Nebijaj në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Sipas deputetes demokrate kritikat janë të mirëseardhura, pasi Nebijaj gjykon se ato të rrisin në politikë.

“Si një e re që mora një gjysmë-mandati në një kohë realisht të vështirë, jo vetëm të Partisë por edhe të Parlamentit, prandaj u diskutua gjatë si moment dhe vendimmarrje, nuk mendoj se ka shumë për të diskutuar. E respektoj mendimin e kujtdo dhe sidomos atyre që më kritikojnë dhe kanë diçka, sepse mendoj se më bëjnë më të fortë dhe më ndihmojnë që të rritem. Eksperienca i rrit të gjithë. Nëse do kem mundësinë që të votëbesohem, faleminderit, do mundohem të bëj maksimumin. Nëse jo. Ka vend për të gjithë”, shtoi ajo.

Next Post
Berisha nxin Shqipërinë në median greke: Nuk plotësojmë asnjë kriter për në BE, Rama e sajoi çështjen ‘Beleri’

Nxiu Shqipërinë në mediat greke/ Avokati: Berisha ‘misionar’ i Serbisë dhe Greqisë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In