Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga PD se policia ka përgjuar Lulzim Bashën.
Kreu i qeverise shkruan ne rrjetin social jo pa ironi se kjo eshte nje shpikje per Bashen, duke paralajmeruar se shume shpejt do te dale dhe e verteta e “babalepërgjimit”
Postimi
“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike.
Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin”.
N/kryetari i PD, Edmond Spaho përmes një deklarate për mediat denoncoi sot se lideri i opozitës, Lulzim Basha po përgjohet nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Spahos, kjo bëhet për interesa kriminale, ndërsa shtoi dozën e akuzave duke deklaruar se Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë për të gjurmuar Bashën.
ma.me










