Ajo drejton prej kohësh emisionin “Me zemër të hapur” ku trajton çështje të ndryshme familjare dhe mundohet t’u vijë në ndihmë atyre. Por këtë rradhë ka qenë vetë Evis Ahmeti e cila ka marrë një surprizë.
Moderatorja është përlotur si pasojë e një telefonate të së bijës, e cila i ka uruar ditëlindjen live në emision.
E bija ka ndërhyrë me një telefonatë në emision, por moderatorja nuk e ka kuptuar fillimisht, pasi priste që në linjë të hynte vajza e familjes, rastin e së cilës po trajtonte, një konflikt mes një nëne dhe vajzës së saj që nuk flisnin.
Ndërsa stafi e ka lajmëruar që në linjë ishte vajza, moderatorja e ka ftuar t’i flasë nënës së saj. Por nga ana tjetër është dëgjuar e bija, studente në Itali që e uronte për ditëlindje.
“Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë,”- e uroi vajza.
Pas surprizës moderatorja ka shpërthyer në lot, nga emocionet:
“Ua shumë faleminderit. Zemra e mamit,”- ka thënë e kapur në befasi moderatorja.
Në studio, stafi i emisionit është kujdesur që t’i sjellë moderatores edhe dhuratën e së bijës, një tufë me lule./a.m.










