• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SUPERSKANDALI/ Dokumenti: Politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si “zbërthehet” emri i tij?

by Java News
26/07/2022 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një politikan i lartë shqiptar I.M rezulton të jetë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.  Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit thotë se ka arritur ta zbulojë këtë në një verifikim që ka bërë. Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, ka vendosur ti kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të ndryshoj ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lart dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe akoma më keq mbrohen me një klauzolë të veçantë, nëse kanë kaluar “filtrin” e atij që quhej Komisioni Mezini dhe me pas Bezhani pas vitit 1997.

Kjo klauzolë, duket se është vendosur qëllimshëm për ti dhënë legjitimitet, mos kontrollit të hollësishëm të dosjeve dhe mbrojtjen e shumë politikanëve të lart që kanë qenë pjesë e strukturave bashkëpunuese me Sigurimin e Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, 26 korrik 2022 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i pavarur, i krijuar për qëllime të informimit të individëve, institucioneve, studiuesve dhe mediave me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ushtron prej 5 vitesh veprimtarinë e tij, bazuar në ligjshmëri, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore. Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.

Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë.Për identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave. Konkretisht: Verifikimi i zyrtarëve përpara emërimit në detyrë, në zbatim të nenit 29, pika 4 të ligjit45/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës.”

Pra, emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti,me dispozitë ligjore. Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat përinformim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesatindividuale për informim. Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin nëadministrim, siç rezulton nga verifikimi. Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje nëligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.

Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin në fjalë.

Ngërçi e vë institucionin në pozitën që, një vendim i tij në përgjigje të kërkesës institucionale, deklaron se subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë se figurës së tij nga komisione të mëhershme verifikuese.

Vendimi tjetër, – i marrë në përgjigje të kërkesës individuale, – shprehet që po i njëjti subjekt rezulton me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Të dy vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar.

I gjendur më shumë se një herë në situatë të tillë, Autoriteti vlerëson se çdo rrethanë apo

informacion i njohur nga vetë kërkuesi apo publiku, dhe për të cilën Autoriteti është në dijeni apo disponon informacion se ekziston, duhet të pasqyrohet dhe të jetë pjesë përbërëse e vendimit në pjesën përshkruese dhe arsyetuese të secilit vendim.

Kuvendit të Shqipërisë i është kërkuar të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj situate, ku dokumentacioni i funksionimit të komisioneve të mëparshme është jo vetëm me mangësi fizike dhe të anës formale, por në disa raste ka rezultuar i pasaktë në verifikimet e kryera nga Autoriteti në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përmirësimi i ligjit ndihmon kryerjen e proceseve të punës me përgjegjësi, integritet dhe transparencë, për ruajtjen e besueshmërisë së institucionit për shoqërinë shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, për sa kohë që figurat e verifikuara për emërim, ngritje në detyrë apo si të zgjedhur qendrorë e vendorë, luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe politikat publike.

Së dyti, verifikimi i kandidatëve për deputetë/ kryetarë bashkie dhe angazhimi minimal i subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar.

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, nga 18 parti politike të regjistruara, vetëm dy të tilla, (përkatësisht PDIU, 144 emra dhe Aleanca Popullore për Drejtësi, 141 emra) paraqitën kërkesë për verifikim të kandidatëve për deputetë.

Për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, vetëm katër subjekte politike (Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Bindja Demokratike, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, (ABDE), Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë), gjithsej 61 kandidatë, morën në konsideratë këtë proces të rëndësishëm për integritetin e zgjedhjeve.

Autoriteti i është drejtuar me shkresë të gjitha partive politike të regjistruara në zgjedhje (31

gjithsej) që, në zbatim të nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar, të bashkëpunojnë me institucionin për përmbushjen e detyrave për verifikim të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku.

Për zgjedhjet parlamentare 2017 dhe 2021, nga Autoriteti u verifikuan 446 kandidatë për

deputetë, ku 441 rezultuan pa dokumente dhe 5 kandidatë për deputetë figuruan bashkëpunëtorë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti kërkon të shqyrtohen me prioritet problematikat e ngritura në vite sa i takon verifikimit të figurës së zyrtarëve që emërohen, ngrihen në detyrë dhe përfaqësuesve politikë që marrin pjesë në fushata zgjedhore qendrore e vendore, të cilët kanë impakt të drejtpërdrejtë në politikat publike në vend.

Autoriteti siguron shoqërinë shqiptare, grupet e interesit, institucionet dhe partnerët, që do të vazhdojë të kryejë me integritet, transparencë dhe përgjegjësi institucionale detyrat e ngarkuara nga ligji, për zbardhjen e së shkuarës komuniste, në funksion të së ardhmes dhe konsolidimit të demokracisë./m.j

Next Post
Rrahën vajzën në mes të rrugës, burrë e grua përfundojnë pas hekurave. E dhunuara shtrohet në spital

Rrahje mes "gjinive"/ Plas sherri në një lokal, 34-vjeçari përleshet me dy vajza, pësojnë lëndime të gjithë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

July 5, 2026
“Në PD është krijuar një simbiozë”/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

July 5, 2026
Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

July 5, 2026
Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Trump flet me Zelenskyn dhe Putinin, rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

July 5, 2026
Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

July 5, 2026
Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

July 5, 2026
Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

July 5, 2026
Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

July 5, 2026
Protesta që humbi momentin

Protesta që humbi momentin

July 5, 2026
Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë të Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë të Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In