• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Supersfida Partizani-Kukësi përfundon barazim 0-0

by A R
18/09/2017 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka prodhuar fitues kryesfida e javës së 2-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll në barazim 0-0, një rezultat që nuk i shërben asnjërit prej ekipeve për të kaluar momentin e vështirë psikologjik.

Kukësi pati vetëm dy raste të pastra për gol, nga një në secilën pjesë, ndërkohë që Partizani u zgjua disi në pjesën e dytë, por ato pak tentativa të të kuqve nuk u shndërruan në gol.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi.

90+1′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bakaj, në fushë Hoxha.

88′ Batha ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por Koliçi fluturon dhe grushton topin duke e larguar në goditje këndi.

84′ Sukaj tenton me një goditje të menjëhershme nga hyrja e zonës në pozicion diagonal, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

81′ Batha tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë zonës.

75′ Kotobelli tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

74′ La Kamera ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

71′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Çani, në fushë Sukaj.

68′ Partizani kryen zëvendësimin e parë. Largohet Progni, në fushë Bardhi.

67′ Adorjan ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Çani merr një pasim të gjatë dhe vrapon drejt zonës së Kukësit, por Koliçi është më i shpejtë dhe i largon topin nga këmbët.

63′ Kukësi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Alijev, në fushë Shtubina.

58′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Imami, në fushë Rrumbullaku.

57′ Kale jep një pasim të mirë për Gurin i cili tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

56′ Çani rrëzohet brenda zonës gjatë një dyluftimi me Hallaçin, por për arbitrin nuk ka penallti.

53′ Batha tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

50′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të pjesës së dytë teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kukësi luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

38′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave, mungojnë rastet e rrezikshme.

28′ Progni tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

24′ Trashi kroson në zonë nga e djathta dhe Progni tenton me një devijim të lehtë me kokë, por topi shkon jashtë.

14′ Batha tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

partizani kukesi1

12′ Ibrahimi bën një gabim në kontrollin e topit në zonë dhe aty përfiton Kale, i cili pasi kalon dhe Krasniqin, tenton me një goditje diagonale që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

10′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

3′ Kale ekzekuton një goditje këndi duke krosuar në zonë dhe aty Shameti tenton me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

PARTIZANI – KUKËSI 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Adorjan, Progni (Bardhi 68′), Trashi, Çani (Sukaj 71′)
Trajner: Mark Iuliano

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami (Rrumbullaku 58′), Bakaj (Hoxha 90+1′), Krkotiç, Zeqiri, Kale, Guri, Alijev (Shtubina 63′)
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Adorjan 67′, La Kamera 74′ / Bakaj 74′/PanoramaSport/a.m.

Next Post
FOTO/ U bllokua nga marina libiane, anija shqiptare peng nga klandestinët

FOTO/ U bllokua nga marina libiane, anija shqiptare peng nga klandestinët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In