“Mendoj që kemi bërë një hap prapa pas ndeshjes me Tiranën si në aspektin e lojës, ashtu dhe në të agresivitetit. Ishte një ndeshje ndryshe, e luajtur ndryshe. Dhe mendoj që lojtarët duhet të vendosin veten e tyre në raport me tifozët. Edhe sot ishin këtu për të na mbështetur. Mendoj se duhen respektuar.
Lojtarët? Jo nuk ka asnjë lloj problemi në dhomat e zhveshjes. Po humbnim dhe menduam të bëjmë dy ndërrime. Presidenti i trajton shumë mirë futbollistët.
Pasojat? Më vjen keq sepse kjo ndeshje nuk duhej humbur. Në këtë situatë duhet të përballesh me lojtarët dhe të kërkosh se kush ka karakterin të shpëtojë këtë Dinamo, ose në të kundërt mund të luash me të rinjtë.
Qëndrimi? Duhet patjetër që të shpëtojmë sepse unë s’kam ardhur për pushime. Deri në këto momente kam arritur çdo lloj objektivi. Në Shqipëri s’kam ardhur për lekë, por sepse Dinamo është klub i madh dhe mund të bëhen gjëra të mira. Përgjegjësi kryesor jam unë dhe dolëm sot para tifozëve. E drejtë që tifozëve t’i kërkojmë ndjesë me një paraqitje të tillë. Në ndeshjet e tjera duhet të jenë bashkë me mua. Nuk luhet futboll me emra, por me ata që duan të luftojnë për çdo top. Edhe pse jemi në këtë situatë, pavarësisht agresivitetit, mungon dhe një pjesë e mirë të kualitetit. Të ulim kokën për të punuar” -tha ai.