• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superiorja ‘ndez motorët’ për sezonin e ri, Duka shpalos risitë e ‘Futbollit për Kombin’

by A R
18/08/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe aktorët e përfshirë, duke uruar për një sezon sa më të suksesshëm dhe të mbushur me emocione.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se do të startohet me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin”, që e shpalli në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Gjithashtu, presidenti Duka thekson mbështetjen akoma dhe më të madhe që FSHF do të japë për klubet, futbollin e fëmijëve, incentivimin financiar për të rinjtë, ofrimin e bazës materiale për të gjitha akademitë përmes projektit “Uniforma Ime”, futbollin amator etj.

Për Dukën, Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona, teksa shton se është i bindur që reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

Ja mesazhi i plotë i presidentit Duka: “Të dashur futbollistë, futbolliste, trajnerë, mjekë e përgatitës atletikë, zyrtarë e të gjithë ju që jeni pjesë e skuadrave të futbollit! Të dashur tifozë brenda vendit e jashtë kufijve!

Nisim këtë fundjavë rrugëtimin e përbashkët të emocioneve dhe adrenalinës, garës së “Abissnet Superiore”. Pak më vonë atë të Kategorisë së Parë, të dytë, të vajzave e kështu me radhë me moshat e amatorët!

Do të fillojmë me Superioren, por vëmendja e kujdesi i Federatës Shqiptare të Futbollit janë të përqendruara maksimalisht në çdo nivel të garave!

Do të startojmë me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që e shpallëm në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla jonë e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Por cilat janë ato risi? Kategoria Superiore nga ky vit ka dyfishuar të ardhurat nga e drejta e transmetimit. Përpos kësaj, vazhdon mbështetja me topa falas për çdo skuadër.

Për herë të parë gjatë këtij sezoni dhe në vazhdim do të japim falas materiale stërvitore dhe uniforma për çdo ekip të rinjsh.

Kampionatet kombëtare të të rinjve do të jenë në të njëjtën linjë me të rriturit, 10 skuadra në Superiore dhe 14 në Kategorinë e Parë.

Ky proces i debatuar, por i domosdoshëm, është bërë sipas kushteve të licencimit për çdo klub dhe akademi. Kjo reformë synon t’i japë peshën e duhur profesionistëve dhe hapësirën e duhur të rinjve.

Për herë të parë në historinë tonë të futbollit, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë janë sponsorizuar, duke siguruar të ardhura modeste me tendencë rritjeje për sezonet në vijim.

Për herë të parë FSHF do të financojë me para “cash” aktivizimin e çdo futbollisti të ri nga 16 deri 20 vjeç në skuadrat profesioniste!

Po kështu, edhe shumë nisma dhe projekte të tjera për të mbështetur klubet për një organizim më të mirë, infrastrukturë më të mirë e për më shumë të ardhura. Është sezoni i tretë që FSHF ka rritur vëmendjen për futbollin amator, futbollin për të gjithë, duke organizuar gara për formatet 5×5, 6×6, 9×9 në të gjithë Shqipërinë.

Objektivi i këtij viti është trefishimi i numrit të lojtarëve amatorë. Këto janë projekte të prekshme që nga ky vit, ndërkohë që FSHF do të vazhdojë të këmbëngulë për mbështetjen me bazë ligjore të domosdoshme në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare për t’i shërbyer rritjes së nivelit të garave dhe futbollit në Shqipëri.

Në këto gara nuk do të luajnë vetëm lojtarët, por si përherë edhe skuadra e arbitrave është pjesë e saj! Sa më shumë angazhim e përqendrim në minimizimin e gabimeve në fushë. Seriozitet maksimal nga gjithsecili që ka bilbilin, në të njëjtën kohë, qetësi e gjakftohtësi nga protagonistët për të bërë një garë të bukur dhe sportivisht të luftuar!

Nuk do të harroja kurrsesi pjesën më të bukur të garës, lojtarin e 12-të, tifozeritë, ata të cilët do ti japin jehonë garave tona. Jam i bindur se do të ruajnë nivelin e lartë për një skenografi sa më brilante në stadiumet tona, natyrisht edhe me vetëpërmbajtjen e pashmangshme duke e shoqëruar garën me emocion e atraksion!

Nuk mund të lë pa përmendur mediat, gazetarët, kritikët tanë të fushës dhe sensibilizuesit më të mëdhenj të produktit tonë. Do t’ju dëgjojmë me vëmendje, do përpiqemi të marrim më të mirën e të punojmë bashkërisht dhe këtë sezon.

Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona. Personalisht jam i bindur se reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

Të gjithë bashkë të mbështesim futbollin për gara më të bukura. Dhe pse jo, edhe për një edicion më të mirë europian të klubeve tona. Ju përcjell në emër të FSHF-së shumë suksese në këtë sezon të ri që po nisim, shumë Fair-Play dhe respekt për të gjithë! Suksese të gjithëve aktorëve dhe faktorëve në këtë sezon të ri futbollistik!”

/a.r

Next Post
Ankohet Sali Berisha: Rama na është bërë si Enver Hoxha, që pushkatonte inxhinierët kur nuk gjenin gaz atje ku thoshte ai

Ankohet Sali Berisha: Rama na është bërë si Enver Hoxha, që pushkatonte inxhinierët kur nuk gjenin gaz atje ku thoshte ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In