Policia greke ka arrestuar sot 3 shetas shqiptarë në Athinë. Shqiptarët kanë qenë 4 në numër, por vetëm tre prej tyre janë arrestuar.
Ata kanë sulmuar me thikë një çift, në banesën e tyre. Qëllimi ishte grabitja e ngelur në tentativë. Sipas mediave greke, burrin e shtëpisë e kanë plagosur lehtas.
3 të arrestuarit u përkasin moshave: 18, 19 dhe 20 vjeç.
Policia është në kërkim të shtetasit të arratisur.
a.ç