• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë, jepet dënimi për dy autorët

by A R
07/12/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vite e gjashtë muaj burg janë dënuar dy personat që sulmuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokaj.

Vendimi për Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje u dha nga trupa e gjyqtarëve Tonin Stërkaj, Arben Çela dhe Sokol Shehu.

Ata u shpallën fajtorë për akuzën e goditjes për shkak të detyrës.

Nga ana tjetër Prokuroria e Shkodrës, gjatë pretencës së saj dhënë në gjykatë kërkoi deklarimin fajtor të dy të pandehurve dhe dënimin e Nehat Foljeta me 14 vite burgim ndërsa për Sehar Xhenje, organi i akuzës kërkoi dënimin me 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me dashje” në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 shkurt 2018, në orën 18:00 kur në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur Ernest Gjoka, me detyrë trajner i ekipit të futbollit “Vllaznia”, i cili ka bërë kallëzim në lidhje me një ngjarje të ndodhur pas seancës stërvitore të datës 22 shkurt 2018 të ekipit të “Vllaznisë, Shkodër.

Në kallëzimin e tij, Gjoka ka shpjeguar se pasdite ka qënë në stërvitje me ekipin e “Vllaznisë” tek Fusha-Lekurave dhe pas mbarimit të stërvitjes ka dalë nga fusha dhe po bisedonte me kapitenin e ekipit, Gilman Likën.

Gjatë bisedës që ata po bënin ndërmjet tyre i është afruar një person me kapele, i cili pa i folur fare e ka qëlluar fillimisht me grusht.

Pas këtij momenti Ernesti ka reaguar për vetëmbrojtje po personi që e goditi ka nxjerrë nga brezi një thikë, ku ka tentuar që ta godasë Ernest Gjoka. Ky i fundit është larguar duke marrë një biçikletë dhe e ka goditur. Pas kësaj goditje personi që kishte me vete thikën ka vazhduar që ta ndjekë, por Ernesti ka rrëshqitur e ka rënë dhe ai i është sulur me thikë në drejtim të Ernestit po ky i fundit e ka goditur me këmbë në gjoks dhe ai ka humbur ekuilibrin e është rrëzuar.

Në këtë kohë në drejtim të Ernestit është afruar Gilman Lika, me dy persona të tjerë në drejtim të personit që kishte thikën, por ai duke parë këtë situate është ngritur dhe është larguar me vrap në rrugën kryesore.

Next Post
Super Lazio i shkakton humbjen e parë Juves

Super Lazio i shkakton humbjen e parë Juves

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com