• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmuan KZAZ/ Militantët e PD-LSI, nëse dënohen s’mund të emërohen dhe të zgjidhen në administratë

by Java News
21/06/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Militantëve dhe punonjësve të bashkive të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët morën pjesë në sulmet ndaj KZAZ-ve, në kuadër të zbatimit të plantit për sabotimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, do t’u ndalohet punësimi në administratën publike dhe e drejta për t’u zgjedhur, gjithnjë nëse do të dënohen nga gjykatat me vendime të formës së prerë. Kështu parashikon ligji për dekriminalizimin i propozuar pikërisht nga Partia Demokratike, e cila po përdor administratën e bashkive ‘blu’ për shkatërrimin e KZAZ-ve. Në Burrel dhe Klos, militantët e PD-LSI dhe punonjësin e bashkive dogjën materialet zgjedhore, ndërsa u sulmuan KZAZ në 12 zona të tjera. Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor përbën vepër penale, parashikuar në nenin 326/a të Kodit Penal, ndërsa dënohet deri në 5 vjet burg.

Edhe pengimi i subjekteve zgjedhore zgjedhore përbën vepër penale parashikuar në nenin 325 të Kodit Penal, ndërsa dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Gjithashtu, punonjësit e bashkive të angazhuar për shkatërrimin e KZAZ-ve kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrë, për të cilën parashikohet dënim me burgim deri në shtatë vjet. Ndërkaq, ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi), në nenin 2, përpos të tjerave parashikon që “nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion  me votim nga Kuvendi, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, për kryerjen me dashje të një krimi dhe kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim.

Këta persona, sipas ligjit të dekriminalizimit, nuk mund të emërohen në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor. Gjithashtu, nuk mund të emërohen në Policinë e Shtetit, në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative, në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, gjyqtarë ose prokurorë, në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të, në postin e prefektit, funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj, ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në maxhorancë ose administrohen nga shteti.

Penalizmi 
Të gjithë punonjësit e bashkive, ish-deputetët dhe militantët e PD-LSI, të cilët kanë marrë pjesë në sulmet ndaj KZAZ-ve apo që mund të marrin pjesë në sulmet e mundshme të ardhshme, dhe që do të dënohen jo më pak se 6 muaj burgim, do të penalizohen nga ligji i dekriminalizimit. Dy ditë më parë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bëri apel prokurorëve dhe gjykatësve të këtyre territoreve, “ku po shkelet ligji dhe po sulmohet e drejta e popullit për të zgjedhur, që të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin dhe asgjë tjetër përveç tij!”./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Trump vendosi për sulme ushtarake ndaj Iranit, por u tërhoq përsëri

FOTO/ Trump vendosi për sulme ushtarake ndaj Iranit, por u tërhoq përsëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In