Endri Shabani i “Nisma Thurrje” ka replikuar me Sali Berishën, pasi ky i fundit sulmoi partitë e reja.
“Vazhdojnë sulmet nga fronti anti-perëndimit.
Ditën e djeshme, Berisha i tretë Para Erës Sonë, doli tek ballkoni i burgut dhe sulmoi forcat e reja.
Pasi votoi sistemin zgjedhor që dobëson opozitën;
pasi i votoi amnistinë që falte hajdutët e Ramës;
pasi i mori Ramës disa leje ndërtimi,
tha se “forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, prandaj populli duhet të dallojë ‘opozitën e vërtetë’”.
Tani që atij i pëlqen opozita kjo dihet, se e ka mbajtur partinë e tij për 20 vite në opozitë dhe po përgatitet ta mbajë edhe 40 vitet e ardhshme.
Por sot ai na sulmon pikërisht ngaqë populli po e kupton se kush është pjesë e tavës, dhe kush kërkon realisht ta përmbysë tavolinën.
Prandaj edhe sondazhet tregojnë që njerëzit po largohen përditë nga supa e prishur e këtyre tre dekadave duke kërkuar ndryshimin e vërtetë, jo iluzionin e ndryshimit.
Por pa merak: kur të rinjtë të marrin pushtetin, Berisha do mundet të formojë koalicionin opozitar me Ramën. Me atë rast, nisur nga statusi i pensionistit, të dy do përfitojnë nga fakti që ne do kemi rritur pensionet.
E vetmja gjë që nuk po arrij të deshifroj është kjo akuza që ne i bëjmë fresk Ramës.
D.m.th në këto ditë dimri ky po e ngroh Ramën dhe ne po i fusim mornicat?! Se nuk po arrij ta kuptoj çfarë ka dashur të thotë autori”, shkruan Shabani.
/a.r
Z Shabani mose u merrni fare,me kyt ndytsire,eshte nji i pa bese,pa karakter,monstra e vicidolit, beri marrveshjen e piste,me k/hajdutin per te groposor partite e reja.Ne te vertete monstra e vicidolit,e k/hajduti i hapen varrin vetes,do groposen ne gropen e fekaleve.Do ngordhin aty brenda,aqe shum i ka mundur zollumi.Zgjedhjet parlamentare te vitit 2025,do jene vendimtare,per vendin e popullin tone.Shkatrruesit e vindit do marrin funde,qe jane 2 monstrat,ai i vicidolit,e ai cepanit,m kta edhe k/hajduti,me zollumqaret e tyre te pa ngopur.
Z Shabani mose u merrni fare,me kyt ndytsire,eshte nji i pa bese,pa karakter,monstra e vicidolit, beri marrveshjen e piste,me k/hajdutin per te groposor partite e reja.Ne te vertete monstra e vicidolit,e k/hajduti i hapen varrin vetes,do groposen ne gropen e fekaleve.Do ngordhin aty brenda,aqe shum i ka mundur zollumi.Zgjedhjet parlamentare te vitit 2025,do jene vendimtare,per vendin e popullin tone.Shkatrruesit e vendit do marrin funde,qe jane 2 monstrat,ai i vicidolit,e ai cepanit,me kta edhe k/hajduti,me zollumqaret e tyre te pa ngopur.