• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

by Mero Baze
13/04/2026 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Udhëheqësi historik i së djathtës hungareze, Victor Orban, u largua nga pushteti pas katër mandatesh, jo nga opozita ideologjike por nga kundërshtarët e tij brenda në parti. Fituesi i zgjedhjeve, Peter Magyar, dikur bashkëpunëtor dhe besnik i Orbanit, iu kundërvu atij me një ekip të ri dy mandatet e fundit duke filluar t’i marrë qytetet kryesore të Hungarisë, deri dje i mori një shumicë absolute.

Viktor Orban nuk e ka qeverisur keq Hungarinë. Natyrisht, lodhja nga pushteti i gjatë dhe akrobacitë e tij mes Putinit dhe Trumpit, vunë në pikëpyetje fatin evropian të Hungarisë, por mbi të gjitha vunë në provë demokracinë brenda partisë së tij.
Kundërshtarët e tij brenda partisë u organizuan jo për t’i rrëzuar pushtetin Orbanit, as për t’i bërë atij presion për të marrë mandate deputeti, por si një alternativë e re politike.
Bënë atë që nuk ka mundur ta bëjë dot asnjë kundërshtar i Berishës deri më sot brenda PD. Duke u organizuar me fytyra të reja, duke zhvlerësuar demagogjinë e Orbanit me sovranizmin e tij “anti-BE” dhe përkuljen horizontale ndaj Putinit, duke përbuzur lobimin ekstrem amerikan në fushatën dhe mitingun përmbyllës ku mori pjesë zëvendëspresidenti i SHBA dhe presidenti Trump në linjë telefonike, ata krijuan besim se e djathta mund të rrijë në pushtet edhe pa Viktor Orban.
Kjo është goditja e parë e rëndë për Sali Berishën, dhe në fakt arsyeja përse ai mban peng të djathtën shqiptare.

Ai qëndron aty i kapur pa siglën dhe vulën e PD, pikërisht që në PD të mos dalë asnjë figurë serioze përballë tij, si ajo e Peter Magyar. Ata që deri më sot kritikojnë apo edhe sulmojnë Berishën brenda PD, janë njerëz me pazar të ulët. I thonë “Babi i Zenit”, pastaj i shkojnë te ballkoni t’i bëjë deputet. I thonë i korruptuar dhe kur krijojnë partiçka të tyre fillojnë u vënë gjobë biznesmenëve ende pa u bërë parti.
I thonë antiperëndimor dhe “non grata” dhe pastaj e zbusin duke i çuar ndonjë deputet perëndimor për kafe.
Pra në PD nuk ka pasur deri më sot asnjë projekt serioz anti-Berisha që t’u mbushë mendjen të djathtëve shqiptarë ose elektoratit opozitar në tërësi, që në pushtet nuk rikthehen dot me Berishën dhe Flamurin. Fraksioni i fundit që ka dalë, jo vetëm që është jo serioz, por është në garë me këto lëvizjet majtiste kush të ketë teza më antikapitaliste dhe më kundër tregut se njëri-tjetri. Për të mos thënë pastaj që sillen si gjobvënës.
Është kjo arsyeja që Berisha qëndron aty duke mbajtur peng opozitën dhe duke i lënë rrugëve për katër mandate.
Goditja e dytë ndaj Berishës lidhet edhe personalisht me Orbanin.

Viktor Orban ishte i vetmi kryeministër i Perëndimit që e ka pranuar Berishën si “non grata”, i cili edhe në kulmin e izolimit të tij nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe e ka takuar atë dhe kjo është një dhimbje më shumë për Berishën. Natyrisht që nuk është se i dhimbshej Berisha, por ishte në vazhdën e frymës së tij anti-BE dhe pro-ruse.
Ikja e tij, e rikthen Berishën në izolimin e tij perëndimor, duke i dashur të përdorë deputetët e tij si telefon i prishur për t’u lidhur me Evropën. Dhe kjo dukej qartë në reagimet e sotme të rrethit të Berishës që e quanin fituesin në Hungari një vegël të Sorosit dhe që premtonin se vazhdonin bashkëpunimin edhe me të, a thua se kryeministri i Hungarisë ka shqetësim a do t’i njohë fitoren Berisha apo jo. Në fund të fundit, Tritani e njohu i pari, siç bën gjithmonë.
Dhimbja e tretë dhe më e madhe e Berishës, është se pas katër mandatesh një parti në pushtet mund të mos ndryshojë pushtet, por mund të ndryshojë kryetar.
Kjo për Partinë Socialiste po bëhet gjithnjë e më e pamundur, pasi aktorët politikë brenda asaj partie i ngjajnë përherë më shumë aktorëve politikë brenda PD, që janë si zogjtë e kllockës që duhet t’i ushqejë ose Rama ose Berisha. Por ama rreziku që një krah politik mund të vazhdojë të rrijë gjatë në pushtet nëse opozita përballë tij nuk ndryshon, është real.
Dhe kjo më shumë se Berishës duhet t’u dhembë demokratëve që janë pengje të tij. Hungaria ishte një leksion i hidhur për të gjithë ata që mendojnë se duke qenë autoritar, duke qenë i plotfuqishëm dhe duke pasur në dorë mediat opozitare je i pavdekshëm. Orban i kishte të gjitha, madje kishte edhe CIA-n e KGB-në, Trumpin e Putinin, milionat dhe pushtetin dhe humbi thellë. Ndryshimi i tij i vetëm me Berishën është se ai e pranoi humbjen, ndërsa Berisha konkurron në një univers paralel, ku bën zgjedhje me mendjen e tij, fiton me mendjen e tij, rri në opozitë dhe po me mendjen e tij nuk njeh pushtetin. Atë e njohin vetëm demokratët që mbeten rrugëve. Ai vazhdon jeton në luks në pushtetin paralel dhe qetësinë që i dhuron kundërshtari politik, të cilit i duhet ashtu siç është. Si kufomë.

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In