• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmoi paketën “Anti-KÇK”/ Hyseni i përgjigjet Metës: Sa herë ‘egërsohet’ presidenti, është i frikësuar

by Java News
13/02/2020 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Alket Hyseni ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili tha se paketa Anti-KÇK u miratua vetëm pak orë para se të vinte në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias.

Hyseni tha se nuk është shqetësimi i mazhorancës se çfarë mendon presidenti, ndërsa shtoi se sa herë egërsohet, do të thotë se është i frikësuar.

“Nuk është shqetësimi jonë se çfarë mendon presidenti. Në këtë luftë e dimë që do ketë shumë njerëz që nuk janë dakord dhe janë të frikësuar në palcë. Disa prej tyre kanë përdorur edhe opozitën e rrugës. Ne nuk mund të rrinim duarkryq kur gjyqtarë dhe prokurorë po shfrytëzojnë orët e fundit në detyrë. Kjo është anti-KÇK e famshme. Atë që e kanë bërë spontanisht në 30 vite, në orët e tyre të fundit po e bëjnë pa skrupuj. Ne nuk mund të presim procedurat normale që mund të zgjasin edhe një vit. Nuk mund të rrimë duarkryq. Pasi kemi bërë një analizë të thellë dhe konsultën më të mirë të mundshme, duke iu referuar edhe komisionit të Venecias, arritëm në këtë draft. Ne nuk jemi në kushte ideale dhe ne do të donim që për shumë gjëra të kishim edhe opozitën por ja që jemi në kushte shqiptare. Ne na ka rënë për pjesë misioni për ta çuar përpara. A egërsohet presidenti, nuk e mbajmë ne përgjegjësinë. Unë e di sa herë egërsohet presidenti është i frikësuar. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë. Unë jap mendimin tim“, tha Hyseni.

Deputeti socialist Alket Hyseni ka deklaruar në studion e Report Tv se as zyrtarët e shtetit nuk do të shpëtojnë nga sita e Operacionit Forca e Ligjit.

“Operacioni është rezultativ. Kuptoj që janë operacione delikate që do të ruajnë liritë e individëve. Unë jam vetëm optimist që do të kemi një superoperacion. Personi që hetohet dhe gjykohet për armëmbajtje pa leje pas një viti mund të hetohet për diçka tjetër.  Qëllimi jonë është luftë pa kompromis. Operacioni nuk përjashton asnjë nga zyrtarët e shtetit që kanë suportuar krimin direkt apo indirekt. Askush nuk është i paprekshëm’, tha Hyseni.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Është shumë tërheqëse, vajza seksi përjashtohet nga aplikacioni i famshëm, nuk e besonin se ishte e vërtetë

FOTO/ Është shumë tërheqëse, vajza seksi përjashtohet nga aplikacioni i famshëm, nuk e besonin se ishte e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com