Shtëpia e një gazetari të njohur grek është sulmuar të mërkurën. Mësohet se në banesën e Ioannis Pretenderis u hodh një bombol gazi. Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe qeveria greke.
“Liria e fjalës dhe pluralizmi janë elementë thelbësorë të një demokracie. Sulmi ndaj gazetarëve është sulm i armiqve të demokracisë”, tha zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit të mërkurën në Athinë nuk pati dëmtime në njerëz. Mësohet se u dëmtuan vetëm dy mjete të parkuara. Policia helene po heton rastin.
/a.r