• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi terrorist në koncertin e Taylor Swift, i dyshuari me origjinë nga Gostivari

by A R
08/08/2024 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari, është i dyshuari kryesor i cili kishte planifikuar një sulm terrorist në Vjenë gjatë koncertit të këngëtares me famë botërore Taylor Swift.

Lajmi bëhet i ditur nga Portali 360stepeni në Maqedoninë e Veriut, i cili ka shkruar se i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari.

Portali iu referua siç deklaron, “tre burimeve të pavarura, të cilët kanë qasje në dokumente të besueshme”.

Nga ana tjetër edhe ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, tha për VOA se autoritetet austriake kanë kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim e një sulmi terrorist në Vjenë”.

Autoritetet austriake arrestua të mërkurën një shtetas austriak 19 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë.

Dinamika

Siç shpjegoi drejtori i përgjithshëm austriak i Sigurisë Publike Franz Ruf në konferencën e sotme për shtyp, së bashku me ministrin e Brendshëm Gerhard Karner dhe drejtorin e Drejtorisë së Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës, Omar Haijawi-Pirchner, i dyshuari Beran Aliji, synonte të kryente sulmin me eksploziv, por edhe duke përdorur armë të ftohta.

I dyshuari kryesor për sulmet terroriste që supozohej të ndodhnin në koncertet e yllit të popit amerikan, Taylor Swift pranoi se kishte planifikuar krimin, njoftuan sot autoritetet austriake.

19-vjeçari i cili u arrestua dje në Ternitz, siç u raportua më herët, është shtetas i Austrisë, me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Përveç tij janë arrestuar edhe dy persona, njëri 17-vjeç dhe tjetri 15-vjeç. Sipas hetimeve të deritanishme, ai nuk kishte një biletë për koncertet e Swift-it, por nuk kishte nevojë për një të tillë sepse ai kishte planifikuar ta bënte masakrën para stadiumit në momentin që kishte një numër të madh fansash të yllit të muzikës rreth tij.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, i dyshuari 19-vjeçar u largua nga puna më 25 korrik, duke thënë se kishte plane të mëdha. Ai ndryshoi pamjen e tij dhe ia përshtati rregullave të Shtetit Islamik.

Sipas drejtorit të Administratës për Siguri Shtetërore dhe Inteligjencë, informacioni për planet e të dyshuarit të parë, një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka ardhur nga një shërbim sekret i huaj.

Ai shprehu hapur dhe qartë pikëpamjet e tij për “Shtetin Islamik” dhe se ndiqte dhe përcillte përmbajtje në lidhje me organizatën terroriste.

Ndërsa 17-vjeçari i arrestuar, sipas autoriteteve austriake, ishte punësuar në një kompani në stadiumin Ernst Happel, ku do të zhvillohej koncerti i yllit amerikan. Ai është mbrojtur duke heshtur për akuzat për përfshirje në planifikimin e sulmit terrorist.

Kompania ku ai ishte i punësuar duhej të kryente shërbimet në stadium të mërkurën, kur ishte caktuar koncerti i parë nga tre koncertet e Taylor Swift. Tek ai u gjetën materiale të shumta nga “Shteti Islamik” dhe Al-Kaeda.

Dje është ndaluar edhe një person i tretë 15 vjeç, i cili ka deklaruar se i dyshuari kryesor është informuar rregullisht për teknologjinë e eksplozivëve.

Dje, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Aliji, janë konfiskuar lëndë kimike, si dhe janë boshatisur shtëpitë aty pranë për shkak të frikës nga prania e sasive të mëdha të eksplozivit.

(Foto e publikuar nga autoritetet e personit të arrestuar në lidhje me komplotin për të sulmuar koncertin e Taylor Swift në Vjenë)

Operacioni dhe hetimet në Shkup

Shkupi zyrtar po vepron në bazë të kërkesës së paraqitur nga autoritetet austriake, por nuk ka dhënë shumë hollësi për hetimet, si dhe origjinën prindërve të të dyshuarit.

Nuk ka të tjerë në kërkim pasi dy të dyshuarit u arrestuan, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm, Gerhard Karner.

“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.

Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë.

Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin një sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtypin shtypi në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet e tij të sulmit. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.

Rrjeti amerikan ABC, citoi burime brenda forcave të rendit dhe zbulimit të kenë thënë se autoritetet austriake kishin marrë informacion në lidhje me kërcënimin për sulm gjatë koncerteve nga shërbimet amerikane të zbulimit.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner tha se agjencitë e huaja të zbulimit kishin ndihmuar me hetimet, pasi ligji austriak nuk lejon vëzhgimin e aplikacioneve të mesazheve.

Anulimi koncerteve

Anulimi koncerteve hidhëroi adhuruesit e këngëtares Taylor Swift në të gjithë botën, shumë prej të cilëve kishin shpenzuar mijëra euro për udhëtime dhe akomodime në kryeqytetin e shtrenjtë të Austrisë për të ndjekur koncertet.

Zëvendës kancelari i Austrisë Werner Kogler, shkroi në platformën e sociale X se “për shumë njerëz, një ëndërr është shkatërruar. Në tre mbrëmje në Vjenë, dhjetëra mijëra adhurues të këngëtares Swift duhet të kishin festuar së bashku”.

“Më vjen shumë keq që ua mohuan këtë. Adhuruesit e Swiftit qëndrojnë së bashku, urrejtja dhe terrori nuk mund ta shkatërrojnë atë”, shkroi zoti Kogler të mërkurën vonë.

/a.r

Next Post
Thirrja e Kuvendit në seancë, Bardhi: Spiropali po shkel Kushtetutën për Xhaçkën

Thirrja e Kuvendit në seancë, Bardhi: Spiropali po shkel Kushtetutën për Xhaçkën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In