• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi nga Hamas/ SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael

by Java News
09/10/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntë qytetarë amerikanë janë vrarë në Izrael, konfirmoi më 9 tetor Shtëpia e Bardhë, përderisa luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë.

“Ne shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejt”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhe.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke kryer sulme ajrore në Gaza. Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës. Po ashtu, afër 300.000 ushtarë rezervistë janë thirrur për të luftuar kundër Hamasit.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe mbesim në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçmas me autoritetet lokale”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, transmetuesi britanik, BBC, duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se mbi 10 britanikë dyshohet se janë vrarë apo zhdukur që kur ka shpërthyer dhuna.

Izraeli dhe Hamasi në 15 vitet e fundit kanë zhvilluar katër luftëra. Hamasi – që është e shpallur organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera – udhëheq me Rripin e Gazës që nga viti 2007./m.j

Next Post
Ministri Balla, letër Komisionit të Shëndetësisë: Të klasifikohen ‘tullumbacet me azot’ si lëndë narkotike e psikotrope të ndaluara!

Ministri Balla, letër Komisionit të Shëndetësisë: Të klasifikohen ‘tullumbacet me azot’ si lëndë narkotike e psikotrope të ndaluara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In