• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Balla, letër Komisionit të Shëndetësisë: Të klasifikohen ‘tullumbacet me azot’ si lëndë narkotike e psikotrope të ndaluara!

by Java News
09/10/2023 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme, ka depozituar në Komisionin e Çështjeve Sociale një kërkesë për futjen në listën e lëndëve psikotrope, të tullumbaceve me azot.

“Nisur nga fakti që Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar, është në proces shqyrtimi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komisionin që Ju drejtoni, më lejoni të parashtroj sa vijon.

Në bazë të raportimeve dhe të dhënave më të fundit nga operacionet e Policisë së Shtetit, konstatohet shqetësimi lidhur me përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi, të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, përfshirë të natyrës neurologjike. Në shumë raste, Policia e Shtetit ka realizuar sekuestrime të bombolave të dyshuara të mbushura me këtë lloj gazi, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre me qëllime përfitimi.

Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope të ndaluara, sipas legjislacionit në fuqi, lind nevoja emergjente për përfshirjen e tyre në listën përkatëse që i bashkëlidhet ligjit nr. 7975 datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar. Krahas gazit N20, kërkojmë nga ky Komision të merret në konsideratë edhe përfshirja në listën e lëndëve narkotikeve apo psikotrope të ndaluara edhe të të gjitha substancave të reja narkotike, të identifikuara dhe propozuara, në kohë të ndryshme, nga Instituti i Policisë Shkencore, të cilat mund t’ua vendosim në dispozicion sipas kërkesës Tuaj.

Sa më sipër, Ministria e Brendshme, edhe në rolin e institucionit udhëheqës për negociatat për Kapitullin 24, vlerëson se mbështja nga ana Juaj e këtij propozimi është në përputhje edhe me rekomandimet e lëna në kuadër të Takimit të 13-të të Nënkomitetit të Bashkimit Evropian- Shqipëri “Drejtësia, liria dhe siguria” dhe konkretisht: “Shqipëria duhet të ndryshojë ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope për të përditësuar listën e substancave psikotrope të ndaluara, në mënyrë që të sigurojë një kuadër të përshtatshëm ligjor për hetimet dhe ndjekjet penale”, thuhet në kërkesë./m.j

Next Post
Shtyhet gjyqi për Gerti Shehun, shkak mungesa e Berishës në seancë

Protestë në ditën e samitit? Berisha nuk zë 'mend', e provon sërish: Europës t’i tregojmë të vërtetat e regjimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com