• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi në qendër të Parisit, 69 vjeçari i armatosur që vrau 3 persona pranon se ishte racist

by
24/12/2022 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin. Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez. Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë “shumë e përdorur” e ushtrisë amerikane Colt 1911.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit” dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), të vdekur janë dy burra dhe një grua. Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta.

Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona. Disa orë pas sulmit, protestuesit kurdë u përleshën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, përfshirë kosha të plehrave dhe dëmtuan tavolinat e restoranteve.Ata thanë se po shprehnin zemërimin lidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë franceze bën pak për ta parandaluar atë./REL

/e.d

Next Post
FOTOT/ Dashuria e thyer, kush ishte e fejuara që balerini la për Elhaida Danin

FOTOT/ Dashuria e thyer, kush ishte e fejuara që balerini la për Elhaida Danin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

October 25, 2026
Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In