• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit shqetëson PE-në, McAllister: Duan destabilizimin e Kosovës!

by B K
02/12/2024 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian është diskutuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të Kosovës.

Në këtë debat, Kosova është përfaqësuar nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, në fillim të debatit shprehu shqetësimin e PE-së për sulmet e fundit në veri të Kosovës, si ato në ndërtesat komunale, po ashtu edhe për atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ai rikujtoi se Parlamenti Evropian ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.
Disa eurodeputetë shprehën solidaritet me Kosovën, por kërkuan më shumë prova për përfshirjen e autoriteteve serbe.

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, tha se janë bërë pretendime goxha serioze. “Pyetja e parë është çfarë provash janë vënë në dispozicion për të mbështetur këto akuza. Duhet të kemi fakte”, tha ai.
Eurodeputeti spanjoll Nacho Sánchez Amor gjithashtu shprehu mbështetjen për Kosovën, por theksoi nevojën për qasje të kujdesshme.

“Ju përmendët grupet kriminale të kontrolluara nga Serbia, por është e vështirë të veprohet pa prova më bindëse. E kuptojmë situatën tuaj të rëndë dhe mbështesim popullin tuaj, por nevojiten fakte më të qarta.”
Thomas Waitz, eurodeputet nga Austria, kërkoi një hetim ndërkombëtar të rastit në Zubin Potok.
“Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por situata e ngjashme pas Banjskës nuk solli asgjë konkrete. Është koha që Qeveria serbe të marrë përgjegjësi dhe të veprojë kundër ekstremistëve”, shtoi Waitz.

Ai gjithashtu bëri thirrje që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më shpejt.

“Është koha që këto shtete ta njohin Kosovën si të pavarur për të dërguar një mesazh të qartë kundër destabilizimit,” theksoi ai.

Kryediplomatja Donika Gërvalla lidhur me sulmin e fundit në Varagë të Zubin Potokut, tha se Serbia po punon sipas një skenari rus.

Akuza të ngjashme më herët ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit me mjete shpërthyese në Zubin Potok. Serbia ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.

“Kjo çështje është e lidhur me luftën dhe paqen. Nuk dua t’iu mbaj ligjërata, por t’u tërheq vëmendjen për një situatë shumë shqetësuese”, tha Gërvalla, duke e cilësuar sulmin si “tentim të Rusisë për të destabilizuar rajonin”.

Gërvalla i krahasoi sulmet e fundit në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – me sulmet që Rusia kryen kundër Ukrainës.

“Serbia nuk është Rusi, por ajo po kopjon strategjitë e Rusisë dhe po i përdor në rajon”, tha Gërvalla, e cila foli edhe për sulmin e mëhershëm të armatosur në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar.

Ajo pretendoi se në këtë sulm, kur u vra një polic i Kosovës, rol ka pasur edhe Rusia.

“Ky nuk është një tension etnik, asnjë mospajtim mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që po ndodh është përshkallëzim që ndodh për shumë vite. Ky është një test për të parë sesa mund të pranojë Perëndimi”, tha Gërvalla.

Ajo tha se prapa sulmit të fundit në Zubin Potok qëndron personi që ka organizuar sulmin në Banjskë, duke iu referuar Millan Radoiçiçit.

Gërvalla kërkoi që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa për të “ndaluar Serbinë”, në mënyrë që, sipas saj, të sigurohet paqja dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin.

Sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ishte dënuar në emër të PE-së edhe nga Davor Ivo Stier, i cili është kryesues i delegacionit të PE-së për raporte me Kosovën dhe Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ata kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët për këtë rast.

Disa deputetë të Parlamentit Evropian, duke shprehur solidaritet me Kosovën, thanë se duhet të shohin më shumë prova për akuzat që Gërvalla ka bërë për përfshirjen e Serbisë në sulmet e fundit në veri.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Next Post
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë

Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com