Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt Top Channel dyshohet se kanë ikur në drejtim të Vlorës. Disa persona mësohet të jenë shoqëruar në polici.
Që prej mëngjesit po kontrollohen kamerat e vendosura në hyrje të qytetit që kanë parë një makinë, e cila ka ndaluar dhe ka hedhur diçka në ferra që dyshohet të jetë armë.
Efektivët janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrolle për të zbuluar çfarë është hedhur nga makina në lëvizje.
/s.f