• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden”/ Reagimi i Escobar, paralajmëron thellim të ndëshkimeve: Pozicioni ynë për “non gratat”, i pandryshuar

by Java News
07/04/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e  ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade  se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama  dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha.

Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin  po kujdesen së fundmi për të ushqyer opinionin publik se çfarë thotë Yuri Kim janë qëndrime personale dhe jo të SHBA.

Por sa qëndrojnë të tilla akuza,  se ato që thotë dhe bën janë produkt i një agjendë personale anti-Berishë gjatë këtyre dy vite në detyrë të ambasadores Yuri Kim?

A ka Yuri Kim një qasje krejt personale me Sali Berishën pas shpalljes së tij ‘non grata’ siç po përpiqet Berisha ta kanalizojë këtë çështje?

Përgjigjen e këtyre pyetje Top Channel e kërkoi në Washington në Departamentin Amerikan të Shtetit ku farkëtohen dhe orientohet politika amerikane për vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë.

Është Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor i cili për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu përmes postës Elektronike tha:

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosu, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar.

Të kujtuarit  nga nga Gabriel Escoban në përgjigje se Yuri Kim është  përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim  dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim. Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në  ri-drejtimit e PD. Por serish te izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik.

Ambasadores amerikanë, i është përsëritur shpesh  akuza e sjelljes prej guvernatoreje,  nga rekordmeni marrëdhënieve  problematike me SHBA, Sali Berisha./m.j

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 53 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trump është një gënjeshtar i madh -

Garda Revolucionare e Iranit: Trump është një gënjeshtar i madh –

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com