Shpërthimi i raketave javën e kaluar në Poloni ishte një provokim i qëllimshëm kudër Moskës dhe Minskut. Kështu ka deklaruar presidenti i Bjellorusisë Alexandar Lukashenko.
Javën e kaluar një raketë goditi një kapanon gruri në fshatin lindor të Polonisë, Przewodow, pranë kufirit me Ukrainën duke lënë të vdekur dy polakë.
Ministria e Jashtme e Polonisë tha fillimisht se raketa ishte prodhuar në Rusi, por më vonë presidenti polak Andrzej Duda tërhoqi deklaratën duke thënë se nuk kishin asnjë provë për këtë fakt.
Sot Lukashenko i ka cilësuar këtë një provokim. “Ata u futën në një zonë të nxehtë dhe tani po përpiqen ta mbyllin këtë temë. Nuk diskutohet më as në Perëndim”, u shpreh Lukashenko.
/e.d