• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi me disa të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur në Liban, si Mossadi futi eksploziv në radiomarrëse?

by S T
18/09/2024 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli vendosi pajisje shpërthyese në mijëra radiot marrëse-dhënëse të Hezbollahut në mbarë Libanin. Kështu raportojnë Reuters dhe BBC duke cituar burime pranë hetimeve lidhur me rastin që shokoi botën.

Një burim pranë autoriteteve të Libanit i tha Reuters se pajisjet ishin futur në vend disa muaj përpara, ndërsa ka bindje të fortë se agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad, ka vendosur një lëndë plasëse brenda tyre. Burimet e mediave amerikane dhe izraelite raportojnë se Mossadi shpërtheu pajisjet përpara se sa planifikonte, duke dyshuar se Hezbollahu kishte mësuar për planin.

Radiot marrëse-dhënëse i përkasin një kompanie nga Tajvani. Por Gold Apollo mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje, duke pretenduar se pajisjet janë prodhuar nga një firmë në Hungari, me të cilën kishte firmosur një marrëveshje. Në sulmin që shokoi, jo vetëm Libanin, por edhe mbarë botën, humbën jetën 9 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë.

Mbi 2800 njerëz pësuan lëndime nga shpërthimet, me shumicën prej tyre që janë humbur gishtërinjt. Një ekspert i ka thënë BBC se pajisjet, me shumë gjasë, do të jenë ngarkuar me 20 gram eksploziv ushtarak. Një sinjal akustik pastaj shpërthimi: kështu anëtarët e Hezbollahut u sakatuan nga radiot marrëse-dhënëse. Edhe ambasadori iranian në Liban ka humbur shikimin.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah do të mbajë një fjalim nesër pasdite, ndërsa kërcënimi për një hakmarrje të fortë ndaj Izraelit është lëshuar disa orë pas sulmit. Irani e konsideroi atë që ndodhi një akt gjenocidi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar duke theksuar se nuk kanë qenë në dijeni apo informuar lidhur me sulmin. Associated Press shkruan se Tel Avivi e njoftoi Uashingtonin vetëm pas shpërthimeve.

Next Post
Klubi i madh i serisë A bën lëvizjen e bujshme, shkarkohet trajneri pas 4 javësh

Klubi i madh i serisë A bën lëvizjen e bujshme, shkarkohet trajneri pas 4 javësh

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In