• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi me dhunë ndaj selisë së PD më 8 janar, Salianji shfajëson Berishën: Shkaku, pafuqia e Bashës…!

by Java News
08/01/2024 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kërkuar falje demokratëve në lidhje me 8 janarin e vitit 2022, ku pati përplasje me mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Gjatë një interviste televizive Salianji u shpreh se blindimi i Partisë Demokratike, ishte një gafë e madhe.

Ndër të tjera, Salianji shtoi se nuk dhunoi askënd atë ditë, por se në katin e tretë, përdori një shkop për të thyer xhamat, për shkak të pranisë së gazit lotsjellës.

“Për të gjithë qytetarët dhe demokratët, nga protagonistët kryesorë, por edhe unë si deputet, duhet kërkuar një ndjesë e madhe, nuk u arrit që të gjendej një zgjidhje, përtej elemtentëve të forcës fizike dhe gjërave që turpërojnë një politikan, besoj se është dita për të kërkuar ndjesë. Kam menduar atëherë dhe kam thënë që selia e Partisë Demorkatike nuk kishte nevojë për asnjë blindim.

Nuk duhet të kishte një shfaqje force, nuk duhet të vendosej asnjë element blindi. E kam parë në datën 8 janar. Ka qenë një gafë e madhe e bërë në atë kohë, ajo krijoi një çarje dhe një ndarje edhe më të madhe. Ngjarja e datës 8 janar, vjen pas një pafuqie të ish kryetarit të asaj kohe të Partisë Demokratike, pas një vendimmarje që u përkrah, thuajse për muaj me rradhë u izolua, dhe nuk bëri një betejë të vërtetë me fakte dhe me argument të drejtë për vendimmarrjen që kishte marrë.

Në raste të caktuara shkopi bën më shumë punë, kur je i nxehur. Aty është kati 3 i selisë së Partisë Demokratike, kam komunikuar me drejtues të Policisë së Shtetit, aty në kat të tretë, është momenti kur u hodh gazin lotsjellës, u mundova të thyej xhamat e pasme aty, për të pasur mundësi për të marrë frymëmarrje. Nuk ka të bëjë aspak me agresion, ka të bëjë me hapjen e dritares për kalimin e gazit lotsjellës. Pse duhej blinduar selia? Unë këtë nuk e kuptoj dot.

Ne kemi qenë të thërritur në një mbledhje dhe kemi qenë të mbledhur aty brenda. Ka pasur protesta edhe më pas, marrim datën 9, nuk pati agravim të situatës. Unë jam duke thënë qartësisht, data 9 nuk e pati këtë, unë po them që vendosja e blindimit në Partinë Demokratike ishte një turp që çoi në këtë agravim. Kaq mund të them. Beteja në atë kohë, është për të bindur qytetarët, që unë nuk e pashë këtë vullnet nga ana e ish kryetarit të Partisë Demokratike”, theksoi ai./m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Minxhozi: PD, si formacion paramilitar. Problemet i ka zgjidhur me dhunë dhe imponim. 8 Janari, puntata e fundit e një seriali 30 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In